LAJMI I FUNDIT:

I kërkoi të largohet nga marketi, klienti e godet me tullë në kokë menaxherin e lokalit në Angli

I kërkoi të largohet nga marketi, klienti e godet me tullë në kokë menaxherin e lokalit në Angli

Ky është momenti rrëqethës kur një klient brenda marketit e godet me tullë në kokë menaxherin e marketit, i cili i kishte kërkuar të largohet nga lokali.

Kamerat e sigurisë brenda lokalit shfaqin Damien Gray duke u konfrontuar me menaxherin Ricky Jones – ku në një moment goditet me tullë në kokë dhe përplaset për dysheme nga fuqia e madhe, transmeton Telegrafi.


34-vjeçarit Gray i ishte ndaluar më herët të futet në dyqan në Llangefni të Anglesey, por ishte futur për të blerë alkool.

E kur menaxheri i njohu dhe arriti ta identifikojë, e shoqëroi deri te dera – veprim ky që e nervozoi të riun i cili iu vërsul me tullë në kokë.

Si rezultat i këtij veprimi gjykata e ka dënuar me 10 muaj burgim për sulm fizik.

E kjo nuk është hera e parë që Gray po ballafaqohet me drejtësinë, pasi kishte raportime për probleme të ngjashme. /Telegrafi/