LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet unitet dhe konsensus i faktorit politik rreth dialogut me Serbinë

Kërkohet unitet dhe konsensus i faktorit politik rreth dialogut me Serbinë

Çështja e dialogut Kosovë- Serbi asnjëherë nuk është futur si pikë e rendit të ditës në Kuvendin e Kosovë gjatë kësaj legjislature. Partitë opozitare po kundërshtojnë që dialogu të zhvillohet pa një platformë e cila del nga Kuvendi, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim që çështja të diskutohet në njërën nga seancat e Kuvendit.

Një seancë për dialogun po e kërkon edhe Instituti Demokratik i Kosovës, i cili mbikëqyr punën e Kuvendit.

“Qeveria njëherë pati dërguar një platformë për bisedimet Kosovë-Serbi  dhe më pas e ka tërhequr. Si pasojë, Kuvendi që nga shtatori i vitit të shkuar nuk ka pasur debat të mirëfilltë për të ardhmen e dialogut”,  thotë Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

KDI u ka bërë thirrje deputetëve që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme, por Krasniqi thotë se opozita nuk është e unifikuar.

“Ajo çfarë jemi duke parë është se nuk ka unifikim të partive politike. Ne shohim se edhe partitë të cilat janë në qeveri, nuk kanë të njëjtin qëndrim kundrejt dialogut Kosovë-Serbi.  Tani të gjitha partitë politike janë duke ofruar platforma të ndryshme por ajo çfarë është duke munguar është që partitë politike të ulën dhe të bëjnë atë platformën e diskutimeve të palës kosovare në këto bisedime”, ka thënë Krasniqi, raporton RTK.

E, pa unifikuar rreth dialogut, dukej të jetë edhe vetë LDK-ja.

“Presidenti nuk ka kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik për të udhëhequr këtë proces” e ka përsëritur disa herë shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti. Kurse nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, kërkonte të mos krijohet precedent i refuzimit të institucioneve.

Mirëpo, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, sot përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LDK është unike në çështjet madhore siç është edhe pozicionimi i saj lidhur me fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Përfaqësues të Partisë Social Demokrate thonë se në parim janë pajtuar edhe me përfaqësues të partive tjera që Kuvendi të jetë institucioni nga i cili nis dhe diskutohet dialogu.

Ndërsa, Visar Ymeri nga PSD thotë se kjo parti po punon që kjo ide të jetësohet.

“Ne do të tentojmë dhe do të angazhohemi natyrisht si parti social-demokrate që t’i takojmë edhe në takime bilaterale , pra përfaqësues të PSD-së dhe përfaqësues të partive, në mënyrë që ta diskutojmë këtë tekst e cilat janë ato vërejtje e ndryshime që duhet të pësojë kjo ide e ky mekanizëm në mënyrë që kjo pastaj të shndërrohet në vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Ymeri.

Sidoqoftë, marrëveshjet të cilat arrihen në kuadër të procesit të dialogut duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e deputetëve. Prandaj konsensusi është i nevojshëm edhe për këtë. Në të kundërtën, analistët thonë se kjo mund ta rëndojë procesin apo të ketë efekte negative për Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori