LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet status special për Sanxhakun

Kërkohet status special për Sanxhakun

Këshilli Kombëtar Boshnjak me seli në Novi Pazar, si organi më i lartë i boshnjakëve në Serbi, njoftoi iniciativën për status të veçantë për rajonin e Sanxhakut – që shtrihet në Serbi dhe në Mal të Zi – i cili do të kishte kushtetutën që do të përpilohej nga ekspertët e Bashkimit Evropian.

Kur është fjala te kompetencat, Sanxhaku do të aprovonte ligjet dhe aktet nënligjore, ndërsa shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët do të kishin kenë status të popujve konstituivë.

Sipas këtij dokumenti, rajoni do të ketë parlamentin, guvernatorin, qeverinë, policinë dhe gjyqësorin e vet.


“Zgjedhjet e para për këto organe do të mbahen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, dhe të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me statusin e veçantë në fund do të zgjidhen në kuadër të Komitetit të Posaçëm për Sanxhakun e Bashkimit Evropian”, thuhet në dokument.

Propozohet gjithashtu që Sanxhaku të jetë i demilitarizuar, nën kontrollin e OKB-së dhe të BE-së.

Sipas kësaj iniciative, autoritetet e Serbisë brenda 30 ditëve – nga krijimi i statusit të veçantë – do të tërhiqnin forcat ushtarake nga Sanxhaku, si dhe forcat e policisë që tejkalojnë kërkesat në rrethana normale, ndërsa kufiri i Sanxhakut do të kontrollohet nga forcat ndërkombëtare.

Krahina e Sanxhakut përfshin territore e komuna jo në Serbi, por edhe në Mal të Zi, si: Novi Pazari, Sjenica, Tutini, Prijepolja, Nova Varoshi, Priboji, Plevla, Bijello Polja, Berana, Andrijevica, Petnjca, Gucia, Plava dhe Rozhaja.

Në trend

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Kalo në kategori