Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, të Maltës, Carmelo Abela, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.
Ministri Shala theksoi se marrëdhëniet e mira politike dhe diplomatike në mes dy shteteve të reflektohen edhe në aspektin ekonomik, duke u dakorduar për rritje të shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe Maltës.
“Kosova dhe Malta kanë marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike. Unë dhe ministri Abela u dakorduam dhe u zotuam se këto marrëdhënie të mira në mes të dy shteteve në aspektin politik t’i shndërrojmë edhe në aspektin tregtar dhe besoj se ky takim të llogaritet si një fillim i mbarë që marrëdhëniet tona tregtare të kenë një nivel tjetër nga ai që është sot”, tha ai.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e informoi ministrin e Maltës, Carmelo Abela, për mundësinë dhe potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe për lehtësirat që i ofron Ligji për Investime Strategjike.
“Republika e Kosovës ofron mundësi të jashtëzakonshme për investitorët e huaj për shkak të shumë arsyeve, duke u nisur nga më e rëndësishmja që Kosova ka një rini shumë inovative dhe krijuese, po ashtu tatimet e favorshme dhe Ligji për Investime Strategjike i cili krijon lehtësira për çdo investitor që e ka në plan investimin në vendin tonë”, tha ministri Shala.
Shala falënderoi ministrin Abela për kontributin që ka dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës nëpër etapa të ndryshme.
Ndërsa, ministrin i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela, tha se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen për Republikën e Kosovës duke e ndihmuar në aspektin e fuqizimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel