LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet që të mos ketë afat të verifikimit për viktimat e dhunës seksuale

Kërkohet që të mos ketë afat të verifikimit për viktimat e dhunës seksuale

Për ndryshimin e ligjit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, mjafton të ketë vullnet për ta votuar në Kuvend. Kështu ka thënë kryetarja e Komisionit për të drejtat e njeriut, Duda Balje. Ky komision gjatë vitit është takuar me disa viktima të cilave u është refuzuar njohja e statusit. Nga ana tjetër, organizatat kërkojnë të mos ketë afat të verifikimit të statusit të tyre.

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, po vazhdojnë të ballafaqohen me shumë probleme.


Edhe pse kanë kaluar 25 vjet nga përjetimi i këtij krimi, shumë prej tyre hezitojnë të deklarohen.

Kryetarja e komisionit për të drejtat e njeriut, Duda Balje, tha se ky komision ka dëgjuar ankesat e 5 viktimave, të cilave u është refuzuar njohja e statusit nga komisioni verifikues.

“Komisioni ka kërkuar disa prova nëpër trup. Ne mendojmë që kriteret që kërkon komision janë shumë radikale, Ka ende viktima të cilat nuk janë të kënaqur,  viktima e fundit ka pasur gjendje emocionale“, tha ajo për RTK-në.

Ndërsa për ndryshimet ligjore, Balje tha se anëtarët e komisionit por të drejtat e grave, po mundohen që të bëjnë gjithçka për viktimat.

“Kemi marr një vendim me përcjellë punën e komisionit…Po bashkëpunojmë mirë, asnjëherë nuk kanë refuzu”, tha ajo.

Ndërsa Feride Rushiti, tha se të mbijetuarit e dhunës nuk posedojnë dokumente, sepse kanë qenë rrethana lufte.

Viktimat e dhunës seksuale i kanë zhdukur zhurmët për shkak të familjarëve, Rushtiti veçoi disa nga problemet me të cilat po ballafaqohet viktimat, ndër to edhe mungesa e  beneficioneve të cilat janë të parapara me ligj, qoftë shërbime shëndetësore, qoftë pajisje me kartela.

Sipas standardeve, Rushiti tha se të mbijetuarve u është siguruar  kontakti me komision ndërsa në komision duhet të jenë prezent 3 persona, përfshirë psikolog dhe mjek, derisa shtoi se kërkesat e komisionit me kohë janë shtuar.

Personave që janë refuzuar, sipas Rushitit, duhet t’u jepet mundësia për riaplikim.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori