LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për personin që sulmoi gjyqtarin Rifat Bllata

Kërkohet paraburgim për personin që sulmoi gjyqtarin Rifat Bllata

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Sh.Sh nga Vushtrria, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari Sh.Sh, me datën 10.12.2019, rreth orës 15.15 në Vushtrri, e ka sulmuar personin zyrtar R.B, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, në lidhje me detyrën zyrtare, konkretisht për shkak të një urdhërese, të cilën i dëmtuari në kuadër të detyrës së tij zyrtare e kishte nxjerrë ndaj të pandehurit Sh.Sh.

Sulmohet fizikisht kryetari i Gjykatës Themelore në Vushtrri, Rifat Bllata
Lexo po ashtu Sulmohet fizikisht kryetari i Gjykatës Themelore në Vushtrri, Rifat Bllata

I dyshuari Sh.Sh fillimisht e ndjek nga pas të dëmtuarin R.B, pastaj nga mbrapa e godet në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në regjionin e fytyrës dhe këmbëve.


Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar që i dyshuari Sh.Sh ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

I dyshuari është arrestuar pas sulmit dhe i njëjti gjendet në ndalim 48 orësh.

Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori