LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për personat të cilët shitën aviobileta të falsifikuara

Kërkohet paraburgim për personat të cilët shitën aviobileta të falsifikuara

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për shitje të aviobiletave të falsifikuara. 

Sipas Prokurorisë R.I., dhe A.D., dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Mashtrimi”, nga neni 335 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 31  të KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumenteve”,  nga neni 398 par.2 lidhur me nenin 31  të KPRK-së.


“Pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur që me sukses të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuarit e lartcekur, në një rast të mashtrimit të qytetarëve, përmes shitjes së biletave të falsifikuara, si brenda territorit të Republikës së Kosovës, ashtu edhe jashtë saj”, tuhet në komunikatën e Prokurorisë, përcjell Telegrafi.

Sipas Prokuririsë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se, duke filluar nga data 23.07.2018, e deri në momentin e arrestimit, më  26.04.2019, të dyshuarit e lartcekur, pas marrëveshjes paraprake në mes tyre për kryerjen e mashtrimit, i dyshuari R.I., si pronar i agjensioneve “Sky Travel”, “Euro Travel”, “Euro Reisen”, me seli në Pejë dhe e dyshuara A.D., si punonjëse në këtë agjension, i kanë mashtruar qytetarët përmes paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për vete, në data të ndryshme dhe në qytete të ndryshme, duke filluar nga Prishtina, Peja, Gjilani dhe Gjakova, u kanë shitur aviobileta fiktive për fluturime jashtë Kosovës, ndërsa këto fluturime nuk janë realizuar fare, e për të cilat të dëmtuarit kanë paguar shuma të ndryshme të të hollave, ndërsa paratë e marrura nuk janë kthyer te ata asnjëherë, kështu duke u shkaktuar dëme materiale në vlera të ndryshme. Me këtë të dyshuarit R.I., dhe A.D., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 335 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 31  të KPRK-së.

“Po ashtu, ekziston dyshimi i bazuar se, nga data 18.08.2018 dhe në vazhdimësi deri më datën e arrestimit të dyshuarit e lartcekur, me vetëdije të plotë kanë përpiluar aviobileta të falsifikuara në emër të Agjensionit turistik “Reisburo Prishtina”, me seli në Prishtinë dhe u kanë shitur këto bileta të dëmtuarve në vlerë prej 600.00 euro, në relacionin Prishtinë-Shtutgard, për datën 19.08.2018, ndërsa kur të dëmtuarit kanë tentuar të realizojnë fluturimin është vërtetuar se këto bileta i kanë blerë nga kompania “Sky Travel”, ashtu që të dyshuarit kanë vepruar njëjtë edhe më 14.12.2018. Me këtë të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,  nga neni 398 par.2 lidhur me nenin 31  të KPRK-së”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori