LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave që tentuan të transportojnë 15 kilogramë marihuanë në Serbi

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave që tentuan të transportojnë 15 kilogramë marihuanë në Serbi

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve F.H. dhe A.N., me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Në njoftimin e bërë nga  Prokuroria Themelore thuhet se,  ekziston dyshimi i bazuar që, më 08 shtator 2019, rreth mesnatës, të dyshuarit në bashkëveprim, me dashje dhe pa autorizim kanë transportuar substancë narkotike të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 15 kg, të cilën e kanë pasur të mbështjellë në një valixhe.

“Të dyshuarit, janë dakorduar që këtë substancë narkotike përmes pikës kufitare ‘’Dheu i Bardhë’’, ta transportojnë në Republikën e Serbisë, mirëpo pasi janë afruar tek pika kufitare, nga frika që të mos hetohen nga organet e ndjekjes, në një distancë prej 500 metra, të njëjtën e kanë hedhur nga dritarja e automjetit, me qëllim që t’i shmangen identifikimit të tyre, ku më 31 tetor 2019, janë identifikuar dhe arrestuar”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se në këtë rast, është i përfshirë edhe një person i dyshuar, i cili për momentin gjendet në arrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori