Kërkohet ndryshim i ligjit për transplantim të organeve në Maqedoni
Gjatë tre viteve të kaluar në Klinikën për urologji në Shkup është bërë transplantimi i tetë veshkave. pengesa kryesore për numrin kaq të vogël është vetëdija e ulët te qytetarët si dhe bindjet fetare
Prej vitit 2014 e deri më sot vetëm 8 operacione për transplantim të organeve janë realizuar në Maqedoni, kurse koordinatori nacional për transplacione, doktoresha Aspasija Sofijanova, vlerëson se pengesa kryesore për numrin kaq të vogël është vetëdija e ulët te qytetarët si dhe bindjet fetare, njofton KOHA.
Të gjitha këto raste, siç njofton mjekja Sofijanova, janë realizuar me lejen e familjarëve të personave të vdekur, të cilët kanë nënshkruar pajtimin se organet e të afërmeve të tyre mund t’ju dhurohet persona të sëmurë. Gjatë tre viteve të kaluar në Klinikën për urologji në Shkup, është bërë transplantimi i tetë veshkave. Ndërkohë, problem tjetër i cili ndikon që mos të dhurohet organet e trupi nga, siç thotë Sofijanova, janë edhe disa dispozita të Ligji aktual për marrjen dhe mbjelljen e organeve të trupit për shërim.
Sipas nenit 1, të këtij ligji thuhet se pjesë të trupit nga personi i ndjerë me qëllim transplantimin mund të merren vetëm në rast se personi i vdekur gjatë kohës sa ka jetuar, para noteri ka dhënë deklaratë me shkrim se nuk ka asgjë kundër kësaj çështjeje. Në këtë drejtim koordinatori nacional për transplantim, mjekja Sofijanova, ka thënë se ligji duhet të pësoj ndryshime në disa aspekte.”Praktika e deritanishme ka dëshmuar se pjesa dërmuese e familjeve nuk e respektojnë vendimit e familjarit të ndjerë për dhurimin e organove.
Mendoj se në të ardhmen atë farë nuk duhet të pyeten. Çdo njeri vlerësoj se duhet të jetë donator potencial, çka nënkupton se në rast se vdekja shkaktohet nga sulmi në tru, atëherë ai me automatizëm të llogaritet si donator. Kuptohet, si parakusht për këtë vepër të jetë deklaratë e nënshkruara vullnetare të cilët njeriu duhet ta bëjë gjatë jetës së tij”, thotë profesoresha Aspasija Sofijanova.
Ndryshe, shoqata e të sëmurëve nga veshkat “Nefron”, thotë se ligji aktual nuk ka probleme të mëdha, për dallim nga neni 28, i cili në vetë përmban dispozita të rëndësishme, njëkohësisht edhe norma të kontestuara të cilët parashohin që pjesët e trupit të një personi mund të merren për transplantim, në rast se personi i ndjerë gjatë jetës së tij me deklaratë të nënshkruara para noteri nuk është kundërshtuar një akti të tillë.
”Ky nen e klasifikon ligjin tonë me ligjet e ashtuquajtura me pajtim të supozuar, ku qëndron se çdo njeri i cili gjatë jetës së tij nuk është shprehur negativisht për dhurimin e organeve konsiderohet dhurohet potencial. Megjithatë, në këtë ligj është precizuar se familja e të ndjerit e ka fjalën e fundit për organet, nëse do të dhurohet ose jo”, thonë nga shoqata “Nefron”.
Për këtë problematik së fundmi janë prononcuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët pas ndryshimeve kadrovike, janë deklaruar se ende është herë të foletë për hapat e mëtutjeshëm që do të merren për këtë sferë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'