LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet lobim për liberalizimin e vizave

Kërkohet lobim për liberalizimin e vizave

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Elmi Reçica tha se të gjithë janë të shqetësuar sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Ai tha se me kryetarin e Kuvendit diskutuan shumë çështje me theks të veçantë diplomacinë parlamentare.


Ndërsa Pal Lekaj tha se është i vonuar ky takim dhe diplomacia parlamentare. Lekaj tha se duhet një lobim urgjent për liberalizimin e vizave, shkruan zeri.info

Sipas tij, diplomacia parlamentare është dashur të jetë më aktive. Ai theksoj se duhet të dalin me një deklaratë të përbashkët që siguron BE-në që shënimi i vijës kufitare të bëhet pa dhunë dhe me një zgjidhje tjetër.

Lekaj tha se koalicioni duhet të mendoj ndryshe për këtë version të demarkacionit. Lekaj tha se ata nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre si opozitë.