LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet kompletimi i kornizës ligjore për investimet strategjike

Kërkohet kompletimi i kornizës ligjore për investimet strategjike

Kompletimi i akteve nënligjore për Ligjin e Investimeve Strategjike duhet të shihet me prioritet nga ana e Qeverisë ashtu që ligji i cili ka krijuar shumë pritje nga ana e investitorëve strategjikë të mund t’i shërbejë qëllimit për çka është aprovuar. Ky konkluzion doli nga tryeza e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi.

Ministri Dardan Gashi tha se Ministria që ai drejton do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të ngushtë me rrjetet e bizneseve të diasporës anembanë botës me qëllim të inkurajimit dhe lehtësimit të investimeve të tyre në Kosovë.

Ai tha se duhet të punohet me ritëm të shtuar në kompletimin e infrastrukturës ligjore për investimet strategjike, duke shtuar se kjo bëhet më e nevojshme për shkak të interesimit të madh që kanë shfaqur investitorët potencialë seriozë të huaj për investime në fusha të ndryshme. Sipas Gashit, objektivat e ligjit dhe kriteret në bazë të të cilave një investitorë, i huaj apo vendor, mund të fitojë statusin e investitorit strategjikë, si dhe përfitimet të cilat dalin nga një status i tillë.


Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka shprehu gatishmërinë e komiteteve përkatëse brenda kësaj organizate për ofrimin e kontributit konkret në draftimin e udhëzimeve administrative që duhet të rregullojnë funksionalizimin e Ligjit mbi Investimet Strategjike. Ai shprehu mendimin e tij se duhet bërë një ndarje e qartë e autoritetit ndërmjet Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka qenë sponsorizuese e ligjit në fjalë.

Bizneset e pranishme në tryezë shprehen komentet dhe rekomandimet e tyre përkitazi me implementimin më të efektshëm të ligjit por edhe tërheqjes së investimeve nga diaspora. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Botë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kalo në kategori