LAJMI I FUNDIT:

Kërkoheshin Kimmich, Brozovic dhe Neves – Barcelona përfundon te Romeu, duke e kthyer në klub pas 12 vitesh

Kërkoheshin Kimmich, Brozovic dhe Neves – Barcelona përfundon te Romeu, duke e kthyer në klub pas 12 vitesh

Pas fillimit të verës për Barcelonën ishin folur emra si Joshua Kimmich, Martin Zubimendi, Ruben Neves apo Marcelo Brozovic, por katalanasit do të përfundojnë te mesfushori Oriol Romeu, që më parë kishte luajtur në këtë klub. 

Nëse nuk ndodh ndonjë surprizë e madhe dhe marrëveshja e arritur nuk dështon në momentin e fundit, Romeu do të bëhet lojtari i ri i Barcelonës.

Kështu raportojnë mediat spanjolle, duke zbuluar se zgjidhja e Barçës për pozicionin e mesfushorit mbrojtës, ishte krejt tjetër, me emra si Joshua Kimmich, Martin Zubimendi, Ruben Neves apo Marcelo Brozovic në listë.


Sipas AS, kjo marrëveshja mes palëve ka edhe diçka romantike, duke kujtuar se Romeu ishte lojtar i akademisë së klubit dhe anëtar i Barcelona B në sezonin 2010/11.

Ai luajti vetëm nëntë minuta në La Liga për klubin, ndërsa aktualisht është lojtar i Gironas.

La Masia furnizuese e Ligës Premier ndër vite – 20 talentët më të mirë që kaluan nga Barcelona në elitën e futbollit anglez
Lexo po ashtu La Masia furnizuese e Ligës Premier ndër vite – 20 talentët më të mirë që kaluan nga Barcelona në elitën e futbollit anglez

Në të njëjtin sezon ai u shfaq në ndeshjen e Superkupës kundër Sevillas dhe këto dy paraqitje janë të vetmet e tij për gjigantët katalanas.

Pas largimit nga Barcelona në vitin 2011, Romeo luajti për Chelsea, Valencia, Stuttgart, Southampton dhe Girona.

Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar i Southampton, për të cilin luajti 256 ndeshje nga 2015 deri në 2022.

Zbulohet se cili do të jetë nënshkrimi i tretë i verës nga Barcelona
Lexo po ashtu Zbulohet se cili do të jetë nënshkrimi i tretë i verës nga Barcelona

Romeu me Chelsean në sezonin 2011/12 ishte fituesi i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori