LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen para nga qytetarët e Maqedonisë për “drunjtë humanitar” (Video)

Kërkohen para nga qytetarët e Maqedonisë për “drunjtë humanitar” (Video)

Këto pjesë të drunjëve do të duhej të jepen për familjet në nevojë, si ndihmë humanitare. Por, në adresë të TV21, janë ankuar qytetarët se iu kërkohen para, për t’i marr ato mbetje të lisave. Nga TV21 është mësuar se ato shiten nga 20 euro për metër kub në hapësirat e ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë”, në njësitë punuese nëpër disa qytete të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto i marrin dhe i presin në copa të vogla dhe i shesin me çmime shumë të volitshme qytetarëve”, tha një punëtor i ndërmarrjes së “Pyjeve të Maqedonisë”.

Drejtori i njësisë së Ndërmarrjes së Pyjeve në Kumanovë, Vaid Sahiti, sqaron se me ato drunjë operon një kompani turke që ka marrë me qira këto hapësira. Kurse për familjet në nevojë, Ndërmarrja e pyjeve sivjet nuk ka shpërndarë drunjë, deklaroi drejtori Sahiti.


“Gjatë këtij viti nuk kemi shpërndarë për shkak se një vendim të tillë nuk ka nga drejtoria qendrore dhe këshillit drejtues. Kurse në dy vitet e kaluara kemi ndihmuar qytetarët, të cilët kanë qenë me ndihmë sociale”, tha Vaid Sahiti, drejtor i njësisë së Kumanovës.

Mësuam që Euro Njujork MA-VOOD, është kompania qiramarrëse që eksporton prodhimet e drurit, përfaqësuesit e të cilëve thanë se mbetjet e tilla i dhuron edhe për qëllime humanitare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori