Kërkim-falja publike që kthehet në sensacion në rrjetet sociale

Gruaja detyrohet t’i kërkojë falje publikisht burrit, bëhet sensacion në rrjetet sociale.
Një grua kineze u bë sensacion në rrjetet sociale pas një urdhri gjykate që e detyroi të kërkonte falje publikisht ndaj burrit të saj dhe të dashurës së tij.
Niu Na kishte zbuluar se burri i saj kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore me një kolege për rreth pesë vjet dhe kishte publikuar prova në rrjetet sociale. Për këtë, burri dhe e dashura e tij e paditën për shpifje dhe fituan çështjen.
Gjykata vendosi që Niu Na të postonte një falje publike për 15 ditë rresht në llogaritë e saj, por ajo shfrytëzoi mundësinë për të zbuluar edhe akuza të tjera ndaj tij, duke përfshirë mungesën e kontributit për edukimin e vajzës, pagesat e shtëpisë, tradhtinë e vazhdueshme dhe dhunën në familje.
Video-t e saj me “falje”, që në fakt përmbanin edhe këto akuza, u bënë virale, duke marrë miliona shikime dhe qindra mijëra pëlqime, dhe ajo u kthye në një figurë shumë të komentuar në mediat sociale. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




















































