LAJMI I FUNDIT:

Kërkesat shqiptarëve për azil në Evropë më të lartat nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Kërkesat shqiptarëve për azil në Evropë më të lartat nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në shkurtin e këtij viti më të lartat e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), publikuar të premten shtetasit shqiptarë paraqitën 845 aplikime për azil gjatë muajit shkurt.

Ata pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut me 602 aplikime, shtetasit nga Serbia me 481 aplikime, shtetasit nga Kosova me 304 alikime, nga Bosnjë Hercegovina me 142 aplikime, ndërsa numri më i vogël i aplikimeve për azil shëohet nga shtetasit e Malit të Zi me vetëm 23 persona.


Në janar të këtij vitit numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Evropian ishte rreth 900, nga të të cilët rreth 700 kërkesa për herë të parë dhe rreth 200 si kërkesa përsëritëse.

Edhe treguesit vjetorë të vitit 2022 të Agjencisë Evropiane për Azilin flisnin se në vendet e Bashkimit Evropain kishte dukshëm më shumë aplikantë nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.

Sipas raportit të Agjencisë në vitin 2022 u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020.

Por në vitin 2022 numri i kërkesave për azil shënoi shifra rekord nga shtetasit shqiptarë, në Mbretërinë e Bashkuar ku u raportuan rreth 16 mijë aplikime për azil.

Raporti më i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin vlerëson se “në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe në fillim të 2023, një rritje e madhe e aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare po ndodh në Bashkimin Evropian nxitur nga konfliktet, trazirat politike dhe sociale, vështirësitë ekonomike dhe pasiguria ushqimore. “

Sipas raporti të sapo publikuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), vetëm në shkurt të këtij viti vendet e Bashkimit Evropain kanë regjistruar rreth 81mijë kërkesa për azil. Këtu nuk përfshihen shtetasit nga Ukraina ku sipas Raportit të Agjencisë mbi 4 milionë ukrainas aktualisht përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme në BE.

Sipas raportit të Agjencisë evropiane për Azilin në shkurt të këtij viti shtetasit venezuelianë dhe kolumbianë paraqitën dy herë më shumë aplikime, karahasur me shkurtin e vitit të kaluar dhe në një numër të konsiderueshëm aplikuan edhe rusët dhe iranianët.

Aplikime nga rusët në shkurt ishin 2 100, të cilat janë trefishuar në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, si dhe iranianët me 1600 aplikime, të cilat janë dyfishuar krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Agjencia evropiane e Azilit vlerëson se në fund të muajit shkurt ishin 650. 000 aplikime në pritje të një vendimi të grumbulluara që prej vitit 2017.

Gjatë muajit shkurt vendet e Bashkmit Evropian u dhanë më shpesh statusin e refugjatit afganëve dhe u dhanë mbrojtje ndihmëse më së shpeshti sirianëve

Normat e njohjes për kombësitë e tjera mbetën kryesisht të qëndrueshme, duke përfshirë për sirianët (95%), iranianët (45%), pakistanezët (8%) , bangladeshët (4%) ndërsa për shtetasit shqiptarë dhe nga vendet e rajonit të Ballkanit nivelet e njohjes janë tejet të ulta.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori