LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa enorme për hibridin Golf GTE, Volkswagen ndërprenë përkohësisht porositë shkaku i ngarkesës së prodhimtarisë (Video)

Kërkesa enorme për hibridin Golf GTE, Volkswagen ndërprenë përkohësisht porositë shkaku i ngarkesës së prodhimtarisë (Video)

Golf GTE duket se është shumë popullor, për t’i plotësuar të gjitha kërkesat

Hibridi më i ri nga Volkswagen, me motorin 1.4-litra katër cilindra dhe prodhon 201 kuajfuqi, si dhe mund të lëvizë me një mbushje të baterisë për 50 kilometra, është pëlqyer shumë në treg, transmeton Telegrafi.


Madje, aq shumë sa që kërkesat e shumta, e kanë shtyrë kompaninë të ndërpres përkohësisht porositë, pasi nuk ka kapacitetet për të prodhuar.

“Shkaku i kërkesës së paprecedent, që ndikon në kohëzgjatjen e shpërndarjes, përkohësisht e kemi ndaluar porositjen e Golf GTE” thuhet në ueb-faqen zyrtarë të VW-së.

Kampanja ‘Push the Button’ ka bërë që të rritet kërkesa për këtë hibrid, që vitin e kaluar ishte tepër e madhe, për të qenë enorme gjatë këtij viti.

“Kemi mbushur kapacitetet prodhuese, deri më tani janë krijuar shumë makina, por nevojitet kohë e gjatë për t’i montuar. Kjo pritet të kryhet në muajt që vijnë” thuhet në raport.

\Njohësit e automobilizmit, e kanë pasur të vështirë të besojnë se prodhuesi gjerman Volkswagen nuk mund t’i plotësojë kërkesat, ndërsa presin që i njëjti interesim të jetë edhe për gjeneratën e re GTI. /Telegrafi/

https://youtu.be/aFHvWMzG6gE