Më në fund merr përgjigje çështja nëse kërcitja e gishtërinjve bën keq apo jo.
Kur kemi qenë të vegjël na thoshin të mos kërcisnim gishtërinjtë sepse mund të na shkaktonte artrit dhe se flluskat e ajrit ishin aty për një arsye të caktuar. Por mbetet akoma një ves i zakonshëm, sidomos për adoleshentët që nuk shtyjnë dot orët e mësimit. Por a krijon kjo në të vërtet një problem, apo thjesht bezdis njerëzit përreth nesh?
Tani mund të dimë se çfarë ndodh kur kërcasim gishtat falë një burri që vendosi të kërciste vetëm gishtat e njërës dorë për 60 vjet me radhë. Rezultati? Duart s’kishin asnjë ndryshim nga njëra-tjetra.
Donald L. Unger, mjek dhe studiues nga Kalifornia, ka kërcitur gishtat vetëm në dorën e majtë dhe pas gjashtë dekadash të këtij eksperimenti joformal, ai nuk gjeti asnjë ndryshim në nyjet të tij. Shumica e burimeve mjekësore e kanë mbështetur këtë konkluzion, sipas video Vox më lart, edhe pse ajo tregon se ka edhe një studim nga 1990 që thotë se kërcitja mund të çojë në dobësimin e forcës së dorës.
Por si ka lindur kjo ‘legjendë’? BBC, parashtron se kjo është ndoshta për shkak të faktit se nyjet artritike kanë një tendencë për t’u plasaritur, për shkak të kërcit të dëmtuar në sipërfaqen e nyjeve.
Pra ekzistojnë përfundime për të dyja hipotezat.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin