LAJMI I FUNDIT:

Kërcënonin votuesit që të votonin Listën Serbe, ngritet aktakuzë ndaj dy personave në Gjilan

Kërcënonin votuesit që të votonin Listën Serbe, ngritet aktakuzë ndaj dy personave në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurve Zh.D. dhe V.B., për shkak të veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga data 03 tetor 2019.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit Zh.D. dhe V.B., që nga data 26 shtator 2019, deri më 02 tetor 2019, në Kllokot, në fshatin Vërbovc dhe Gërnqar, në vazhdimësi, kanë kanosur të dëmtuarit O.K., S.K. dhe J.K., në atë mënyrë që me veprimet e tyre fillimisht kanë ushtruar presion tek i dëmtuari S.K., ashtu që gjersa ishin në veturë zyrtare, fillimisht e ftojnë për të biseduar, e më pas kërkojnë që të hyjë në veturë pa dëshirën e tij, me qëllim që ta dërgojnë në Kllokot, për të biseduar rreth zgjedhjeve, në mënyrë që të heqë dorë nga partia SLS dhe të kthehet në krahun e partisë së Listës Serbe, me ç’rast i njëjti në momentin kur vetura ngadalëson arrin që të largohet”, thekson njoftimi.


Sipas njoftimit të pandehurit përmes kanosjes serioze, kanë ushtruar ndikim edhe tek i dëmtuari O.K., që të votojë për partinë Lista Serbe, ku të njëjtit i shkaktojnë shqetësim dhe pasiguri në të drejtën e lirë të votimit.

“Në vazhdën e presionit të vazhdueshëm të partisë Lista Serbe ndaj anëtarëve të partisë SLS, nga udhëzimet e të pandehurit Zh.D., të dëmtuarës J.K., pas 36 viteve përvojë pune, me aktvendim i ndërprehet marrëdhënia e punës nga Shtëpia e Shëndetit në fshatin Pasjan. Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartshënuar, prandaj prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të njëjtit t’i shpallë fajtor për veprën penale e cila iu vihet në barrë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori