LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimet dhe dezinformatat: Lufta e vazhdueshme e ‘kuzhinierit të Putinit’ ndaj medies së lirë

Kërcënimet dhe dezinformatat: Lufta e vazhdueshme e ‘kuzhinierit të Putinit’ ndaj medies së lirë

Më 21 maj 2019, tre gazetarë të CNN-it dhe një ekip mbështetës prej pesë vetash zbarkuan në kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, Bangui. Qëllimi i tyre ishte të raportojnë për ndërveprimet midis interesave private dhe publike ruse në vend.

Rusia kishte filluar dërgimin e trajnerëve ushtarakë në këtë vend, sipas mandatit të miratuar nga Kombet e Bashkuara në fillim të vitit 2018. Sidoqoftë, shpejt u bë e qartë se 1,500 trajnerët e dërguar nuk ishin anëtarë të ushtrisë ruse, por punëtorë të Sewa Security Services, një grup paraushtarak rus të lidhura me Yevgeny Prigozhinin, i njohur i “kuzhinieri i Vladimir Putinit”. Pak kohë më vonë, një kompani ruse e lidhur me Prigozhinin mori me koncesion minierat e arit dhe diamantit të këtij vendi.

Një hulumtim i bërë nga BellingcatThe Insider dhe Der Spiegel, përcjell Telegrafi, këto ngjarje kishin ra në sy të tre gazetarëve rusë, të cilët në muajin korrik 2018 mbërritën në Republikën e Afrikës Qendrore, për të hetuar rolin e mercenarëve rusë atje. Në ditën e tyre të parë, atyre u ishte mohuar hyrja në Pallatin Berengo, ish-vendbanimi i presidentit Jean-Bédel Bokassa, i cili ishte rivarrosur nga trupat ruse.


Më 30 korrik, të tre gazetarët u vranë pas një grabitje të pretenduar, në të cilën nuk ishte vjedhur asnjë prej pajisjeve të tyre.

Pothuajse një vit më vonë, në muajin maj 2019, një ekip i gazetareve të CNN e udhëhequr nga korrespondentja Clarissa Ward mbërriti në Republikën e Afrikës Qendrore për të provuar dhe kuptuar bashkëveprimin midis interesave ruse në vend.

Puthjet e vdekjes së 'kuzhinierit të Putinit': Fabrika e dezinformatave dhe ushtria në hije e drejtuar nga shteti
Lexo po ashtu Puthjet e vdekjes së 'kuzhinierit të Putinit': Fabrika e dezinformatave dhe ushtria në hije e drejtuar nga shteti

Në ditën e parë të xhirimeve në Bangui, skuadra e CNN-it, që përbëhej nga Sebastian Shukla, Tim Lister dhe Clarissa Ward, tashmë e dinin që po vëzhgoheshin.

Ajo që skuadra e CNN-it nuk e dinte ende gjatë këtyre ditëve të para, është se kishte filluar përgatitja për të diskredituar misionin e tyre. Deri sa, Ward ishte duke punuar në hotel, dy burra u shfaqën dhe thanë se ishin gazetarë vendas. Ata e pyetën rastësisht Wardin për punën e saj, përshtypjet e saj për vendin dhe kërkuan të bënin një fotografi me të. Po ashtu, një person i tretë iu afrua ekipit në hotel duke i ofruar ndihmë, por gazetarët e CNN nuk e pranuan.

Bazuar në materialin e filmuar gjatë vizitës së parë, ekipi prodhoi dhe transmetoi një raport mbi situatën humanitare në vend. Duke qenë se nuk përqendrohej në praninë ruse, ky raport nuk çoi në asnjë reagim nga Rusia.

Gjatë vizitës së dytë, e realizuar në muajin qershor 2019, ku do të fokusohej në praninë ruse, mbikëqyrja dhe presioni u rrit në mënyrë të dukshme. Personi që kishte ofruar më parë ndihmën e tij për ekipin e CNN-it, ishte ulur në hollin e hotelit duke fotografuar gazetaren Ward.

Gjatë vizitës në Boda, ku një kompani ruse e lidhur me Prigozhinin kontrollon operacionet e minierave, vazhdimisht ekipi i CNN-it ishte ngacmuar nga ata me pretekste të pakuptimta. Në ditën e dytë në Boda, ekipi u nis herët në mëngjes për zonën e minierave të dhënë me qira për kompaninë Lobaye Invest, që kontrollohet nga Prigozhin. Gazetarët intervistuan dy minatorë, të cilët pohuan se po punonin për rusët.

Sanksione të reja kundër personave dhe kompanive të afërta me oligarkun e Putinit, Yevgeny Prigozhin
Lexo po ashtu Sanksione të reja kundër personave dhe kompanive të afërta me oligarkun e Putinit, Yevgeny Prigozhin

Ekipi i CNN-it kishte caktuar datën 13 gusht 2019 që të botonte shkrimin. Artikulli do të përfshinte jo vetëm pamjet që tregojnë për ndërhyrjen ruse, por edhe intervistën e parë të me një ish-mercenari të grupit paraushtarak Wagner, i cili pranon hapur ndërhyrjen e Kremlinit me anë të luftës hibride.

Sidoqoftë, operacioni i lajmeve të rreme të drejtuar Prigozhinit kërkoi të parandalonte këtë raportim. Më 11 gusht 2019, RIA FAN – një “agjenci e lajmeve” me qendër në Shën Petersburg, e vendosur më parë në të njëjtën ndërtesë me Agjencinë e Kërkimit në Internet (RIA), e njohur si fabrika e dezinformatave, e kontrolluar nga Prigozhin, publikoi një video 15 minutëshe mbi “aktivitetin e CNN-it në Republikën e Afrikës Qendrore”. Videoja përfshinte shumë pretendime të pazakonta për reporterët.

Videoja e RIA FAN vazhdoi të tregojë një seri të intervistave me vendasit, të cilët pretendojnë se atyre u ishte ofruar para nga skuadra e CNN-it që të shpifin për rusët në Republikën e Afrikës Qendrore. Raporti gjithashtu pretendoi se si ekipi i CNN-it – duke vepruar në emër të CIA-së – u përpoq të “krijojë një rrjet të agjentëve të paguar brenda botës kriminale të Republikës së Afrikës Qendrore” në mënyrë që të shkaktonte konflikte ndëretnike në një të ardhme të afërt.

Videoja përfshin gjithashtu një intervistë me një person i cili pretendonte se ai ishte një informator për CNN-in dhe që ishte paguar për të mbledhur informacione negative dhe false në lidhje me praninë ruse në vend.

CNN: Protestat në SHBA po nxiten nga propaganda ruse
Lexo po ashtu CNN: Protestat në SHBA po nxiten nga propaganda ruse

Publikimi nga RIA FAN, pretendimet e të cilës CNN i ka mohuar, është shpërndarë menjëherë nga grupi i medieve të kontrolluar nga Yevgeny Prigozhin, i cili vlerësohet të ketë 33 milionë lexues në muaj.

Pas publikimit të videos, RIA FAN publikoi një editorial në të cilin akuzoi reporterët e CNN-it se kanë bërë “lajme të rreme” dhe i bëri thirrje rrjetit amerikan t’i kërkojë falje Rusisë për “gënjeshtrat e saj” dhe të hetojë tre gazetarët me pretendimin se kanë shkelur standardet etike.

Me gjithë akuzat e rreme të prodhuara nga operacionet e Prigozhinit, politikanët rus, përfshirë deputetët e partisë në pushtet, iu bashkuan atij dhe sugjeruan që të merren masa ligjore kundër Bellingcat.

Duke pasur parasysh sinkronizimin e operacioneve të lajmeve të rreme të Prigozhinit dhe qeverisë ruse, përpjekja e Kremlinit për të mohuar operacionet e tij, tregohet po aq e papranueshme sa përpjekjet e saj për t’u distancuar nga ndërhyrjet e jashtme të grupit paraushtarak Wagner.

Yevgeny Prigozhin është bërë i domosdoshëm për luftën hibride të Kremlinit, në kuptimin më të mirë të frazës, me fushatat e informacionit ​​dhe operacionet aktuale ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Amerika
Kalo në kategori