LAJMI I FUNDIT:

Kërcënim me bombë në një shkollë të mesme, mijëra nxënës evakuohen në Brooklyn

Kërcënim me bombë në një shkollë të mesme, mijëra nxënës evakuohen në Brooklyn

Një shkollë e mesme në Brooklyn u detyrua të evakuohej pasi mori një kërcënim me bomba në mëngjesin e së enjtes.

“Këtë mëngjes shkolla e mesme e Brooklyn-it mori një kërcënim për bombë. Të gjithë nxënësit janë evakuuar dhe hetimi është ende në vazhdim”, ka njoftuar policia e Nju Jorkut në Twitter, pak para orës 9 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.


Autoritetet thanë që zyrtarët e shkollës morën kërcënimin me një email para fillimit të mësimit, transmeton Telegrafi.

Policia e Nju Jork këshilloi banorët që të shmangnin zonën Fort Greene Pl & Dekalb Ave në Brooklyn.

”Studentëve nuk u lejohej të hynin në shkollë pasi oficerët janë në vendin ku po hetojnë këtë incident” tha NYPD.

Studentët thuhet se kishin qëndruar jashtë për gati një orë para se të transferoheshin në Universitetin Long Island, jo larg nga shkolla e tyre.

Fotografitë e vendit të ngjarjes treguan mijëra studentë dhe stafi duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shkolla e mesme Brooklyn është shkolla më e madhe e specializuar në Nju Jork me afërsisht 6,000 studentë. /Telegrafi/