LAJMI I FUNDIT:

Kërcënim me bombë afër selisë së BE-së në Bruksel

Kërcënim me bombë afër selisë së BE-së në Bruksel

Rreth 40 persona u evakuuan nga një ndërtesë afër selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel, pas një kërcënimi me bombë i cili u raportua në kompaninë lidhur me BE-në.

Zëdhënësja e policisë, Ilse Van de Keere tha se kërcënimi me bombë u dërgua me telefon në një zyrë konsultimi të lidhur me Komisionin Evropian, duke theksuar se kërcënimi është marrë seriozisht, raporton AP, shkruan Telegrafi.


Një pjesë e rrugës është mbyllur, ndërkaq policia po përdorë edhe qentë gjurmues. Operacioni është duke vazhduar ende. /Telegrafi/