LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdorimi i pozitës zyrtare – më 22 mars pritet të fillojë shqyrtimi kryesor ndaj Nenad Rikallos dhe gjashtë zyrtarëve tjerë

Keqpërdorimi i pozitës zyrtare – më 22 mars pritet të fillojë shqyrtimi kryesor ndaj Nenad Rikallos dhe gjashtë zyrtarëve tjerë

Më 22 mars pritet të fillojë shqyrtimi kryesor ndaj ish-ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Nenad Rikallo, sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Kapllan Halimi dhe gjashtë zyrtarëve tjerë, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Këtë lëndë në trajtim e kishte pasur gjyqtari Arben Hoti, por nga muaji janar 2021, kjo lëndë tashmë i ka kaluar gjykatësit Mentor Bajraktari.

Ndryshe, me 26 dhjetor 2019, ishte ngritur akti akuzues për korrupsion ndaj ish-ministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Nenad Rikalo, sekretarit të përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi dhe gjashtë zyrtarëve tjerë, Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Shkelzen Morina, Leon Thaçi, Lindar Krasniqi dhe Albana Zeqiri, raporton Betimi për Drejtësi.

Shqyrtimi fillestar ishte mbajtur pothuajse 3 muaj më pas, me 12 mars 2020, ku të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.Shqyrtimi i dytë ishte caktuar me datën 21 prill. Mirëpo, kishte arritur të mbahet me 29 shtator 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori