LAJMI I FUNDIT:

Keqekolla, fshati i Prishtinës që dikur kishte 120 shtëpi, sot ka vetëm 12 sosh (Video)

Keqekolla, fshati i Prishtinës që dikur kishte 120 shtëpi, sot ka vetëm 12 sosh (Video)

Rruga mes maleve të shpie në një vend piktoresk. Është një fshat i vogël, me një natyrë të dendur, e cila është e rrethuar me kodra në të dyja anët.

Aty rrallë mund të ndeshësh me ndonjë banor. Nga 120 shtëpi sa kishte dikur, sot kanë mbet vetëm dymbëdhjetë në Keqekollë, i cili ndodhet 20 km larg Prishtines.

Hetem Halili është nga të paktët banorë në tërë këtë fshat. Ai ka thënë se  nuk do ta braktisë vendlindjen asnjëherë.

“Këtu është ambienti i mirë, uji i mirë për atë arsye nuk jam largua. Por, këtu kam mbetur i vetëm”, thotë Halili, për RTV Dukagjini.

Sipas 90 vjeçarit, jetesa në këtë fshat ka ndryshuar nga viti në vit. Por, sipas tij, ajo që ka mbet çdoherë e njëjtë, është natyra e tij e bukur, e cila thotë se të shton jetën.

“Nuk e harroj mënyrën e jetesës që ka qenë dikur. E kanë dashur njëri – tjetrin shumë. Kur vinte ndonjë mysafir e kemi prit në odë. E kam tash odën tetë metra të gjatë, po i kam vendos drynin, sepse nuk vjen kush më. Kemi mbajtur kafshë shtëpiake dhe jemi ushqyer nga to”, rrëfen 90-vjeçari.

Keqekolla është një fshat i vjetër më shumë histori. Në të gjenden edhe objekte të vjetra, të cilat e dëshmojnë këtë.

Ndër to është edhe shtëpia e Hasan Hoxhës, e cila është e vjetër më shumë se 100 vjet, e kthyer tashmë në atraksion turistik.

Mësuesi i fshati, Islam Idrizi ka thënë se kjo shtëpi, është ndër objektet e para të ndërtuara  në këtë fshat.

“Në këtë shtëpi kanë jetuar familja e Hasan Hoxhës, që kanë qenë te ndjekur nga Serbia. Shtëpia ka luajtur rol të madh, sepse ka strehuar shumë mysafirë që kishin destinacion Prishtinën”, shprehet mësuesi Islam Idrizi.

Mes ajrit të pastër, e natyrës së bukur, Keqekolla, sipas  Hetem Halilit, po braktiset çdo ditë e më shumë nga vendasit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori