Në Washington një fenomen interesant përsëritet vit për vit duke dhuruar një spektakël jo të zakonshëm.

Bëhet fjalë për një rrugë të përmbytur në të cilën notojnë peshq dhe e kalojnë atë me shumë qetësi, si të ishin në habitatin e tyre.


Flasim për një rrugë të populluar ku nuk mungojnë makinat, por kjo nuk i pengon peshqit, salmon, të notojnë dhe të vazhdojnë rrugën.

Sipas dëshmitarëve, peshqit janë shumë të qetë madje presin të kalojë makina e pastaj notojnë në rrugë. /albeu.com/