LAJMI I FUNDIT:

A keni parë bletë ‘duke luajtur futboll’?

A keni parë bletë ‘duke luajtur futboll’?

Sipas Lars Chittka, profesor i ekologjisë shqisore dhe të sjelljes nga Universiteti Queen Mary në Londër, bletët janë modele të dobishme se sa shumë inteligjencë “mund të shtrydhni në një tru të vogël”.

Bëhet fjalë për njeriun që ishte bashkëautor i një studimi themelor, të botuar nëntorin e kaluar në Nature Communications, rreth “fuqisë së kujtimeve të bletëve”, përcjell Telegrafi.


Në këtë drejtim, është thënë madje se bletët mësojnë përmendësh shumë në baza ditore.

“Ato kanë një shtëpi, vendndodhjen e së cilës duhet ta mësojnë përmendësh – mund të fluturojnë deri në 10 km [gjashtë milje] larg dhe duhet të jenë në gjendje të gjejnë rrugën e kthimit sepse nuk mund të jetojnë vetë. Ato do të vdisnin”.

Por çfarë bie në sy një fakt interesant – i shfaqur edhe përmes një videoje – është se bletët “ishin mësuar për të luajtur futboll”. /Telegrafi/