LAJMI I FUNDIT:

Keni një gisht më të madh se tjetri? Fajësojni varësinë ndaj telefonit me prekje

Keni një gisht më të madh se tjetri? Fajësojni varësinë ndaj telefonit me prekje

Një studim amerikan i organizatës “O2 Mobile Life Report”, ka zbuluar se si rreth 30% e përdoruesve të telefonave me prekje kanë pësuar modifikime në duar.

Disa nga ndryshimet kryesore janë ndryshimet në formën e gishtërinjve, që ndodh për shkak të mbajtjes së tyre në ekran të ndjeshëm me prekje.

Sipas studimit të fundit, telefonat “smart” kanë bërë një ndryshim të vogël në trupin e njeriut në pak vjet.

Ndryshim tjetër është edhe rritja e gishtit të madh të dorës, që përdoret mbi ekran, është 15 për qind më i madh se gishti i madh i dorës së tjetër.

Kjo për arsye se muskujt e atij gishti janë në funksion më tepër.

153405162

Studimi konstaton se për dy nga pesë persona, priten ndryshime të mëtejshme, për shkak të përdorimit të shpeshtë të këtyre pajisjeve në pak vite.

“Muskujt e gishtit të madh janë shumë të ndërlikuar dhe janë të vendosur në bazën e gishtit si dhe në parakrah, andaj një rritje e aktivitetit në ‘gishtin e telefonit’ mund të forcojë muskujt dhe të fryjë këta muskuj”, ka thënë Nicola Goldsmith, terapeut i dorës.

Disa madje thonë se ata kanë filluar të përjetojnë “dridhje fantazmë” ndjesi sikur telefonat në xhapat e tyre po bien, kur kjo nuk është e vërtetë.

Një në pesë thonë se ata nuk mund të rrinë një ditë pa telefon, ndërsa po i njëjti numër pranojnë se bien në gjumë me telefonin në duart e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori