LAJMI I FUNDIT:

Keni më shumë se 10 lytha në trup? Ja përse duhet të jeni të lumtur!

Keni më shumë se 10 lytha në trup? Ja përse duhet të jeni të lumtur!

Këto përparësi me të madhe kanë ngadhënjyer mbi të metat e lythave të cilat gjithmonë i kemi lidhur me rrezikun nga melanoma, kanceri i lëkurës.

Nëse jeni njëri ndër këta persona me shumë lytha në trup, këtë mund ta shikoni si bekim nga Zoti, është konkludimi i studimit të ri të botuar në revistën Biomarkerët e epidemiologjisë së kancerit dhe preventiva.

Sipas kësaj reviste, njerëzit të cilët kanë më shumë se 10 lytha në trup në përgjithësi duken më të rinj se ata të cilët nuk kanë fare apo kanë pak lytha, ndërkaq mesatarisht lythat ju tregojnë për “shtatë vjet” më të rinj, në krahasim me moshën që keni.


Më shumë se një qind lytha në trup mund të thotë edhe eshtra më të fortë për ç’shkak rreziku nga osteoporoza është më i vogël, kanë zbuluar hulumtuesit e King’s College të Londrës, transmeton Telegrafi.

Meshkujt dhe femrat të cilët kanë numër të madh lythash kanë pasur sy dhe zemër të shëndetshme dhe muskuj të fortë, ka treguar hulumtimi. Këto përparësi me të madhe kanë mbizotëruar mbi të metat e lythave të cilat gjithmonë janë lidhur me rrezikun nga melanoma, kanceri i lëkurës.

Lythat shfaqen për shkak të ndarjes së shpejtë të qelizave, të cilat prodhojnë pigment të errët në lëkurë, më së shpeshti në fëmijëri. Zakonisht fillojnë të zhduken në moshën e mesme, mirëpo te një numër i vogël njerëzish munden të ndodhin edhe në vitet e pleqërisë.

Ata të cilët më ngadalë plaken dhe fytyra u duket sikur e ndonjë fëmije edhe në moshën gjashtëdhjetëvjeçare zakonisht kanë numër të madh lythash, sugjerojnë ekspertët.

Çdo i dhjetë njeri ka qindra apo edhe më shumë lytha. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori