Automatët e bankave – bankomatët (ATM), janë matësit kryesorë të mikrobeve dhe viruseve që mund të gjenden te njerëzit e një qyteti. Studimet e fundit nga Universiteti i New Yourk-ut, tregojnë se në bankomatë kanë gjetur mikrobe që përcillen nga lëkura e njeriut e të cilat deri tash ishin gjetur kryesisht në ambiente të shtëpive, në ushqime, etj.
“Rezultatet tona tregojnë se bankomatët përcjellin mikrobe të ndryshme, duke përfshirë mikrobe virusale të njerëzve, të atyre që merren nga prekja e gjësendeve tjera dhe potencialisht janë vendet më të përshtatshme për jetëgjatësinë e këtyre mikrobeve,” shpjegon autori i studimit Jane Carlton, drejtor i Qendrës për Gjene dhe Biologji, dhe profesor i biologjisë në NYU. “Nga studimi del se në tastet e bankomatëve është arritur të merret edhe ADN-ja e njerëzve, duke siguruar një rekord të ri të vërtetuar të burimeve mjedisore të mikrobeve”, ka thënë Carlton.
Gjatë studimit – të publikuar këtë javë në mSphere, një revistë e njohur e Shoqërisë Amerikane për mikrobiologji, tregohet se janë bërë studime në 66 makina ATM në tetë lagje të New York-ut: Manhattan, Queens dhe Brooklyn.
Nga këto studime del se është zbuluar një rrjet i ri i mikrobeve të lëkurës njerëzore.
Në mënyrë të veçantë, burimet më të zakonshme të identifikuara të mikrobeve në tastierat e bankomatëve del se ishin marrë nga sipërfaqet shtëpiake të tilla si televizorë, tualet, kuzhina dhe jastëkë. Hulumtuesit kanë gjetur edhe mikrobet nga peshku kockëmadh dhe mishi i pulës. Rezultatet tregojnë se si bakteriet e mbetura nga një vakt mund të përcillen në duart e një personi tjetër, përmes prekjes në tastierat e bankomatëve.
Hulumtuesit nuk kanë gjetur asnjë ndryshim të rëndësishëm në tastierat e bankomatëve në ambiente të hapura kundrejt atyre të mbyllura.
Që çdo tastierë e bankomatëve në New York City është shfrytëzuar më shumë gjasa nga qindra njerëz çdo ditë (që mund të vijnë në kontakt me ajrin, ujin, dhe mikrobet nga sipërfaqe të ndryshme urbane), është treguesi më i mirë se çfarë mikrobe përcjell komuniteti, thotë kështu bashkautori i studimit Maria Gloria Dominguez-Bello, një profesor i asociuar në NYU, Shkolla e Programit të Mjekësisë. Studimi në detaje tregon se si nga prekja e automatëve kanë mësuar se edhe gjeografikisht nga vijnë mikrobet. /KosovaPress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia