Perrie Edwards kishte udhëtuar në Madrid gjatë fundjavës për ta ndjekur nga afër të dashurin e saj, Alex Oxlade-Chamberlain.

Pas triumfit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, 25-vjeçarja ka zbritur në fushën e Wanda Metropolitanos për të festuar pranë futbollistit të Redsave.


PierreOxlaide 1 (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e grupit "Little Mix" festoi me të dashurin e saj, i cili nuk luajti në finale, duke i dhënë një përqafim të madh dhe duke pozuar bashkë me të.

E veshur me fanellën e Liverpoolit, pikërisht me atë të Oxlade-Chamberlain, ajo ka pozuar me të dashurin dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

PierreOxlaide 3 (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Bukuroshja u bë e njohur si pjesë e grupit të vajzave, "Little Mix", që u themelua në vitin 2011 gjatë versionit britanik të 'X Factor'. Jade Thirlwall, Leigh-Anne Pinnock dhe Jesy Nelson janë tri anëtaret tjera të grupit. /Telegrafi/

OxlaidePierre Alex Oxlade-Chamberlain dhe Perrie Edwards (Foto: Eamonn M. McCormack/Eamonn M. McCormack/Getty Images for Sony/Guliver)

LittleMix Grupi "Little Mix" (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)