Gjatë ditës së sotme (e diel) në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale.

Qendrat e votimit janë hapur nga ora 07:00 dhe pritet të mbyllen në ora 19:00, ndërsa deri në ora 15:00 kanë votuar 379 mijë e 180 qytetarë,


Përveç qytetarëve, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar edhe disa prej emrave të njohur të estradës, të cilët kanë kryer obligimin tyre qytetarë edhe në këto zgjedhje.

Disa nga këngëtarët e artistët, kanë treguar edhe përmes rrjeteve sociale se tashmë kanë përfunduar procesin e votimit.

Mozzik

Reperi Mozzik ishte ndër të parët që postoi një fotografi teksa shihet duke votuar në një qendër të votimit në Ferizaj.

mozzik 245841138 1225661514609929 2788586645479595391 n 1 1 Foto: Mozzik/InstaStory

Edona Llalloshi

Edhe Edona Llalloshi ka votuar në orët e para të së dielës: "Vota ime për Prishtinën tonë, për një të ardhme më të mirë", ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram.

edonallalloshi 246602032 983056439091898 3953647653750031348 n 1 Foto: Edona Llalloshi/Instagram

Gresa Behluli 

Këngëtarja Gresa Behluli në një postim në Instagram u shpreh se ka votuar për një Prishtinë më të mirë.

gressabehluli 245874922 838190276866695 246186449695712061 n 1 Foto: Gresa Behluli/Instagram

Fjolla Morina

Fjolla Morina ka votuar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, në një prononcim për T7, këngëtarja tha se e ka kryer obligimin e saj qytetar dhe shpreson që Kosova të bëhet një shtet më i fortë se Shqipëria, madje ajo ka folur edhe për ambiciet e saj për t'u futur në politik.

"Ka raste qe e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo", ka thënë ajo.

Screenshot 24 7 Foto: T7

/Telegrafi/