Kendall Jenner thotë se fotografia e saj duke mbajtur pankartën me “Black Lives Matter” është false

Modelja amerikane, Kendall Jenner, ka dhënë shpjegime rreth fotografisë në të cilën duket se ajo mban një pankartë me mbishkrimin "Black Lives Matter".
Imazhi i ndarë në rrjete sociale shfaq modelen para një makine, teksa mban një maskë mbrojtëse, shkruan Metro.
24-vjeçarja përmes rrjetit social Twitter ka thënë se fotografia është bërë me ‘Photoshop’, pasi një gjë të tillë nuk e kishte bërë.

Persona të ndryshëm akuzuan modelen për imazhin, në të cilin dukej se ajo kishte dalë për të protestuar në nderë të afro-amerikanit George Floyd.
“Kjo është bërë me Photoshop nga dikush. Unë nuk e kam postuar këtë”, ka shkruar ajo.

Pas kësaj, fansat e saj filluan të mbështesnin, duke publikuar kështu fotografinë origjinale të saj. /Telegrafi/





























































