LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner arrin 200 milionë ndjekës në Instagram

Kendall Jenner arrin 200 milionë ndjekës në Instagram

Kendall Jenner është e lumtur që ka grumbulluar 200 milionë ndjekës në Instagram.

Të premten (19 nëntor), supermodelja e “Versace”, falënderoi ndjekësit e saj për mbështetjen e tyre duke dërguar “energji pozitive” teksa shijonte këtë moment.

“200 milionë prej jush! Ju dua. Po dërgoj vetëm energji pozitive dhe një përqafim virtual në grup!”, ka shkruar ylli i Keeping Up With Kardashians.


View this post on Instagram

A post shared by Kendall (@kendalljenner)


“Kujdesuni për veten, duaje veten, kujtoji vetes çdo ditë se sa i/e mrekullueshëm je! Jeni unik, jeni të veçantë, jeni të dashur”, ka vazhduar tutje modelja.

Postimi përfshinte një pamje në oqeanin në perëndim të diellit, dhe gjithashtu imazhe të Kendall-it duke u realizuar në një ambient të ngrohtë.

Kendall ka qenë e aftë në krijimin e një faqeje tërheqëse në Instagram. Ajo ka kombinuar fotot personale nga netët e saj me mikesha si Hailey Bieber me imazhe të familjes së saj.

Shpesh ka foto me kujtime nga fëmijëria e saj me Kylie, Khloe dhe Kim, shkruan DailyMail.

Foto: Kendall Jenner/Instagram

Dhe më pas ajo ndan ‘selfie’ seksi me bikini ose të brendshme, të cilat gjithmonë marrin shumë pëlqime, dhe shton imazhe nga fushatat e saj të ‘zjarrta’ reklamuese me “Versace” ose “Calvin Klein”.

Të kesh 200 milionë ndjekës është shumë mbresëlënëse, por Kendall ka ende shumë më pak ndjekës se disa nga motrat e saj.

Kylie Jenner ka më shumë me 282 milionë ndjekës. Megjithatë, ylli shtatzënë nuk ka qenë në gjendje të postojë për dy javët e fundit.

Foto: Kendall Jenner/Instagram

Ajo ka qëndruar larg mediave sociale që pas ngjarjes tragjike në koncertin e partnerit të saj, Travis Scott, Astroworld, ku mbetën të vdekur 10 persona.

Nuk dihet se kur Kylie do të rikthehet në rrjetet sociale, por mund të mos jetë për një kohë sepse raportohet se reperi është paditur nga pjesëmarrësit e koncertit për një shumë marramendëse prej 2 miliardë dollarësh.

Foto: Kendall Jenner/Instagram

Më pas vjen me më shum ndjekës vjen Kim Kardashian, e cila ka 264 milionë të tillë në Instagram.

Megjithatë, Khloe Kardashian ka më pak ndjekës se Kendall, ajo aktualisht ka 197 milionë ndjekës.

Kourtney Kardashian, e cila është bërë më e famshme falë romancës së saj me të fejuarin Travis Barker, ka 150 milionë ndjekës.

Vëllai i tyre, Rob Kardashian, ka 2.6 milionë ndjekës. Me nënë Kris Jenner, që ka 44.1 milionë ndjekës në Instagram. Dhe Caitlyn Jenner, ka 12 milionë ndjekës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Magazina
Vazhdojnë ngacmimet dhe provokimet mes tyre, Gjesti shkon dhe i kërcen para Vserlos në oborr

Vazhdojnë ngacmimet dhe provokimet mes tyre, Gjesti shkon dhe i kërcen para Vserlos në oborr

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Dikur

Dikur "Miss Kroacia" në vitin 2002, sot Ivana Paris mezi njihet rrugëve të Zagrebit dhe shfaqet rrallë në publik

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Kalo në kategori