LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës – qorrsokaku i radhës

Kelmendi: Zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës – qorrsokaku i radhës

Ish-deputeti dhe afaristi, Ramiz Kelmendi u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës për kujdes në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore.

Kelmendi përmes një shënimi në Facebook ka thënë se nuk duhet të biem në grackën e ngritur nga qeveria serbe.


“Duhet pasur dhe kujdes në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore, që mos të bijmë në grackën Politike të ngritur nga Qeveria serbe dhe mbështetësit e saj politik në Kosovë!

– Strukturat organizative janë serbe shumica!

– Personeli organizativ në pikat votuese poashtu janë serb shumica!

– dhe të gjithë të tjerët janë shumica serb!

ku është kurthi politik, nuk do hapen vendvotimet, nuk do dalin te punësuarit per mirëvajtjen e puneve ne regjistrim kontroll, votim, vëzhgim, pra do kemi zgjedhje pa vendvotime aktive, do kemi zgjedhje pa personel”, ka shkruar Kelmendi.

Ish-zëvendëskryeministri thotë se problemet do të jenë si në aspektin logjistik poashtu edhe me pjesëmarrjen e votuesve në këto zgjedhje.

“Nuk do ketë kush ti siguroj, transportojë, pranojë dhe shumë elemente tjera të domosdoshme!

Nuk do ketë zgjedhës të pakicës serbe, nuk do kenë ku të votojnë votuesit që kanë interesim, nuk do shofim votues të dalur në vendvotime të pakicës serbe”.

“Kjo është humbja e rradhës që do pësojmë polikisht! Bashkësia ndërkombëtare do sheh se nuk ka të interesuar për të zgjedhur përfaqesusesit lokal! A do të thotë kjo se kemi padëgjueshmëri të plotë të pakicës serbe? Si do komentohet nga mediat e huaja?”

“Nga kjo pra del se qëllimi i tyre do krijoj opinion ndërkombëtarë se pakica serbe nuk është e interesuar për të qenë pjesë e Kosovës me këtë status që e ka”.

Kelmendi thotë se serbët do të mundohen të krijojnë bindje se pa pasë Asociacion të mirëfilltë atyre ju pamundësohet lëvizja dhe përfaqësim adekuat.

“Nga kjo do të krijohet opinioni që duhet urgjentisht të krijohet/themelohet Asociacioni dhe të detyrohemi të ulemi në tryezën e përbashkët me Liderët lokal dhe me ta të ndërtohen raporte që deshirohen nga pala serbe”.

“Prandaj, duke e ditur që pala serbe po bën çmos, që të arrijë qëllimet dhe të na nxjerrë në kurtha politik të dëmshëm”.

Ai në fund ka kujtuar se se për serbët, gënjeshtra është krenari kombëtare.

“Po e përmbylli me një thënje të Akademisë së Shkencave serbe ‘Çdo serb që gënjen shumë e më shumë, mirë e më mirë, duhet të ndjehet vet-krenar dhe të krenon kombin serb. Gënjeshtra është krenaria kombëtare serbe”, ka shkruar Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori