LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi i reagon Kurtit, pas deklaratës së mjekët duhet të zgjedhin nëse duan të punojnë në sektorin publik apo privat

Kelmendi i reagon Kurtit, pas deklaratës së mjekët duhet të zgjedhin nëse duan të punojnë në sektorin publik apo privat

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i cili ka thënë se në Qeverinë që ai do të drejtojë, mjekët duhet të zgjedhin nëse do të punojnë në sektorin publik, apo privat.

Kelmendi përmes një reagimi të bërë për media ka thënë se deklarimi i Kurtit për mjekët është manipulim dhe se kjo nuk mund të bëhet, transmeton Telegrafi.

Sipas Kelmendit për të ndaluar punën e dyfishtë të mjekëve duhet bërë ndryshime kushtetuese dhe se këtë koalicioni i ardhshëm qeverisë nuk do të mund ta bëjë.


Reagimi i plotë:

“Albin, ndali manipulimet, nuk je opozitar, je kryeministër në ardhje

I nderuari kryeministër në ardhje Albin Kurti, deklarimi i juaj lidhur me ndalesën e mjekëve për të punuar në sektorin publik dhe privat është manipulimi i juaj i radhës.
Pse?

Në mandatin 2010-2014 kur edhe unë edhe ti kemi qenë deputet, një vendim të tillë e ka realizuar ish-ministri i shëndetësisë Ferid Agani.

Ministri Agani ka arritur që me ligjin për shëndetësi ta ndaloj punën e dyfishtë të mjekëve, edhe në sektorin publik edhe privat.

Por këtë ligj që ndalon punën e dyfishtë të mjekëve, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese me iniciativën e disa deputetëve në krye me Shaip Mujën.

Kështu që i nderuar Albin Kurti, për të për ndryshimin e tillë, duhesh me bërë ndryshime kushtetuese. E për të bërë ndryshime kushtetuese të duhen mbi 80 vota, çka koalicioni potencial i juaji me LDK-në i ka rreth 60 deputet, plus deputetët e komuniteteve jo shumicë.

Kështu që ju nuk e keni fuqinë për të bërë ndryshime kushtetuese.

Unë personalisht jam viktimë e politikë-bërjes së keqe dhe të korruptuar.
Unë jam Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale dhe ende jam i pa punë. Para rreth 3 viteve kam përfunduar specializimin dhe ende jam i pa punë.

Por si qytetarë i Kosovës nuk dua që të jem edhe viktimë e manipulimeve politike nga ju si kryeministër potencial.
Ju lutem mos manipuloni, mos e mashtroni popullin.

Lërini manipulimet dhe deklarimet populliste, nuk jeni opozitar, jeni kryeministër në ardhje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori