LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Buxheti për 2017, më stabili që nga paslufta (Video)

Kelmendi: Buxheti për 2017, më stabili që nga paslufta (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thonë se emërimi i tij në këtë post ka qenë fatlum për ata që presin zhvillim ekonomik.

Kelmendi shprehet se rritja ekonomike në Kosovë ka arritur në katër për qind, që është një indikator për një të ardhme më të sigurt të vendit.


Sa i përket Buxhetit për vitin 2017, prej mbi dy miliardë eurove, ai tha se kjo është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Isa Mustafës.

“Buxheti nuk është faktori vendimtar i zhvillimit të Kosovës, por e mirëmban infrastrukturën që mundëson punësimin dhe lëvizjen e lirshme të mallrave”, ka thënë ai në emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin në TV Rrokum.

Kelmendi shprehet se si zëvendëskryeministër është në terren, pranë qytetareve, gjë ë cilën do ta bëjë edhe vitin e ardhshëm.

Ne fund, Kelmendi ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Nuk po luftohet Isa Mustafa, por e ardhmja e Kosovës”, ka thënë ai. “Matja e territorit është akt moral”. /Telegrafi/