LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Bizneset e mia po persektutohen edhe në Shqipëri e Mal të Zi

Kelmendi: Bizneset e mia po persektutohen edhe në Shqipëri e Mal të Zi

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe afaristi i njohur, Ramiz Kelmendi ka pranuar indirekt se është intervistuar nga Prokuroria për “shkak të presionit publik”.

Kelmendi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk dëshiron të jep detaje nga intervistimi që ka pasur nga Prokuroria për çështjen e “presionit për punëtorët gjatë zgjedhjeve”.


Ai ka thënë se “nuk dëshiron t’ia jep dikujt atë kënaqësi apo t’ia plasë shpirtin”, pasi sipas tij kjo është çështje konfidenciale, përcjell Telegrafi.

Afaristi i njohur ka thënë se bizneset e tij janë të persekutuara në Mal të Zi dhe Shqipëri, por thotë se i ka mbrojtur ato “me pastërti juridike”.

“Nëse dikush në Kosovë mendon se mund ta shantazhon një biznes të njohur ndërkombëtarisht si ky i imi, e ka gabim”.

Ramiz Kelmendi: Kalimi im në PDK ia humbi LDK-së 10 mijë vota
Lexo po ashtu Ramiz Kelmendi: Kalimi im në PDK ia humbi LDK-së 10 mijë vota

Kelmendi thotë se nuk e ka ndërmend të krijoj ndonjë subjekt politik pasi thotë se nuk ka veti të një lideri politik por aftësitë e tij ekonomike ka dashur t’i jep për partinë. /Telegrafi/