Të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetikë të Kosovë (KEK) do të kenë në llogarit e tyre bankare nga 200 euro më shumë se pagat e rregullta.
Ky shpërblim i është ndarë në emër të performancës se mirë që rezulton me 23 milionë euro profit vjetor duke shënuar një rritje rekord për 30 për qind krahasuar me vitin paraprak.
Vendimi për këtë bonus është marr sot në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë qe ndjehet i lumtur për rezultatet e arritura.
“Kemi performancë të jashtëzakonshme në të gjithë sektorët. Kemi tejkaluar të gjitha parashikimet pavarësisht se ky vit ka qenë shumë me sfidues duke marr parasysh problemet që kemi pasur në fillim të vitit me mungesën e thëngjillit dhe procesin e shpronësimeve. Por, falë angazhimit maksimal të të gjithë punëtoreve kemi një profit prej 23 milionë euro qe shënon rritje rekord për 30 % me shumë sesa vitin paraprak”, ka thënë Thaçi.
Ai ka treguar se pavarësisht këtyre rezultateve, KEK-u nuk ka bërë asnjë investim në organizimin e festave të fundvitit, madje as nuk ka shpenzuar në dhurata dhe gjera të tjera.
“Gjatë gjithë kohës kemi qenë shumë të kujdesshëm në shpenzime. Kemi zvogëluar në minimum shpenzimet operative të cilat nuk lidhen me prodhim dhe siguri në punë. Në rastin e organizimeve festive ndoshta nuk është në pyetje shpenzimi por kemi qenë krejtësisht të përkushtuar në punë dhe nuk kemi menduat për organizime festive, pavarësisht së punëtorët e KEK-ut meritojnë ndoshta me shumë se secili sektor tjetër”, ka shtuar Thaçi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre