LAJMI I FUNDIT:

KEK-u reagon ndaj grevës së paralajmëruar nga punëtorët e sigurimit fizik

KEK-u reagon ndaj grevës së paralajmëruar nga punëtorët e sigurimit fizik

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar për grevën e paralajmërimit siç thuhet të ish-punëtorëve të sigurimit fizik.

Sipas KEK-ut nuk bëhet fjalë për ndonjë organizim sindikal nga dy sindikatat aktive të KEK-ut, por për Sindikatën e ish punëtorëve të sigurimit fizik të cilët nuk kanë kontratë me korporatën tash e 19 vite.

“Lidhur me këtë, ju bëjmë me dije se në bazë të dokumentacionit të cilin kemi trashëguar, figuron se njësia “ish Mbrojtja dhe Siguria” ishte ndarë (shthurur) nga KEK-u para 19 viteve (pra në vitin 2004) sipas strategjisë në fuqi të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, andaj nga ajo kohë ky shërbim kontraktohet nga kompanitë e licencuara të sigurimit fizik”, thuhet në reagim.


Sipas KEK-ut, për sqarim, procesi i shthurjes së KEK-ut ka filluar në vitin 2004/05, faza e parë, me ndarjen e njësive jo-qenësore (9 njësi jo-qenësore përfshirë edhe shërbimin e sigurisë fizike), duke vazhduar në vitin 2006 me ndarjen e operatorit të sistemit dhe transmisionit (KOSTT) dhe në fund, ndarjen e operatorit të shpërndarjes dhe furnizimit (KEDS/KESCO) në vitin 2013.

“Për më tepër, në bazë të dokumentacionit që posedojmë, asnjë nga ish punëtorët e kësaj ish njësie të shthurur në vitin 2004 nuk kanë kontratë pune me KEK sh.a. Në këto rrethana, nga aspekti ligjor, punëtorët në fjalë nuk kanë asnjë mundësi të figurojnë të jenë punëtorë të subjektit juridik KEK sh.a. pasi që ata kanë kaluar tek kompanitë private para se të regjistrohej KEK sh.a. si korporatë në vitin 2005”, thuhet në komunikatë.

Më tej, KEK sh.a. vlerëson se, Ligji për shërbimet private të sigurisë (Nr. 04/L-004) parasheh që (1) Shërbimet e sigurimit ofrohen vetëm nga kompanitë private të sigurimit, të licencuara dhe të autorizuara në pajtim me këtë ligj, dhe (2) Shërbimet e sigurimit ushtrohen vetëm përmes punëtorëve të licencuar të sigurimit në pajtim me këtë Ligj. Mbi këtë bazë, KEK sh.a. as nuk është i licencuar dhe as që ka mundësi për te aplikuar për licencim.

“Për më tepër çdo punësim i ri i punëtorëve në KEK sh. a. duhet të bëhet në pajtim me Ligjin e Punës dhe aktet tjera nënligjore, si Udhëzimi i MPMS për krijimin e marrëdhënies se punës ne sektorin publik (2011/14) për punësimet e reja. Lidhur me këtë, duke pas parasysh faktet e lartcekura dhe bazuar në ligjet në fuqi, KEK sh.a. nuk ka asnjë mundësi ligjore për ri-organizimin e këtij shërbimi në kuadër të korporatës”, thuhet në njoftim.

Me tej thuhet se pavarësisht të gjithave, menaxhmentet e KEK-ut gjithmonë kanë bashkë ndjerë me situatën e krijuar nga shumë vite më herët, me ç ‘rast duke pasur synim primar sigurinë fizike të objekteve dhe pronës, përkundër kufizimeve të Ligjit të Prokurimit Publik, menaxhmentet gjithmonë kanë inkurajuar të gjithë OE të suksesshëm që janë kontraktuar për sigurim fizik, që asnjë punëtor i ish njësisë Mbrojtja dhe Siguria të mos mbetet pa punë. Përtej kësaj ka caktuar pagën minimale (mbi kushtet e tregut), sigurimin shëndetësorë dhe shujtën.

Të hënën në mëngjes gjatë një proteste në Prishtinë, kryetari i Shoqatës Sindikale “Siguria Fizike” në KEK, Nexhat Murati ka paralajmëruar grevë më datën 13 nëntor.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente

Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente

Ekonomi
Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!

Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Këtë fundvit, gëzoni paqen e një shtëpie të re tek kompleksi Linda dhe Linda Premium Residence!

Këtë fundvit, gëzoni paqen e një shtëpie të re tek kompleksi Linda dhe Linda Premium Residence!

Ekonomi
Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall

Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall

Ekonomi
Kontrolloni portofolin tuaj: Shkaku gabimit në dizajn, mund të merrni deri në 750 euro për një monedhë

Kontrolloni portofolin tuaj: Shkaku gabimit në dizajn, mund të merrni deri në 750 euro për një monedhë

Botë
Pse po thyen rekorde tani Bitcoin - ekspertët thonë se nuk është vetëm për shkak të Trumpit

Pse po thyen rekorde tani Bitcoin - ekspertët thonë se nuk është vetëm për shkak të Trumpit

Botë
Kalo në kategori