LAJMI I FUNDIT:

​KEK-u del me njoftim pas protestës së banorëve të Shipitullës për shpronësimin e tokave

​KEK-u del me njoftim pas protestës së banorëve të Shipitullës për shpronësimin e tokave

Korporata Energjetike e Kosovës pas protestës së banorëve të fshatiti Shipitullë të Komunës së Obiliqit ka dalë me njoftim lidhur me shpronësimet e tokave.

Sipas njoftimit përvetësimi i tokës për nevoja xehetare (përmes Zhvendosjes/Shpronësimit) nga KEK bëhet vetëm bazuar në Planin Kryesor Xehetar dhe në legjislacionin në fuqi, përfshirë Kornizën e Politikave të Zhvendosjes (KPZH), Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme në Kosovë dhe Ligjin për Miniera dhe Minerale (LMM).

Sa i përket shqetësimeve (pretendimeve) të banorëve në lidhje me procesin e shpronësimeve, KEK-u thotë se të gjitha i ka adresuar tek organet relevante të drejtësisë.


​Banorët e Shipitullës protestojnë para zyrave të KEK-ut në Prishtinë “duam ta shpronësojmë të gjithë fshatin”
Lexo po ashtu ​Banorët e Shipitullës protestojnë para zyrave të KEK-ut në Prishtinë “duam ta shpronësojmë të gjithë fshatin”

“Prandaj, sa i përket përvetësimit të tokave dhe zgjerimit të minierave (për arsye të tjera), që nuk janë në përputhje me Planin Kryesor Xehetar, dhe planet tjera operative, përsëri ju bëjmë te ditur se kjo çështje është përtej kompetencave dhe interesit të KEK sh.a”, thuhet në njoftim.

Dhjetëra banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar para zyrave të KEK-ut në Prishtinë. Banorët kanë kërkuar takim me bordin e KEK-ut lidhur me shpronësimet e tokave.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Ekonomi
Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Ekonomi
Viva Fresh Online me kampanjë ekskluzive në WebShop - 1000 konsumatorët e parë përfitojnë voucher prej 5€

Viva Fresh Online me kampanjë ekskluzive në WebShop - 1000 konsumatorët e parë përfitojnë voucher prej 5€

Ekonomi
Bitcoin arrin vlerën e 118 mijë dollarëve - pse po rriten kaq shpejt kriptovalutat?

Bitcoin arrin vlerën e 118 mijë dollarëve - pse po rriten kaq shpejt kriptovalutat?

Botë
Linda Premium Residence - Hapësira juaj e re për një jetë të rehatshme

Linda Premium Residence - Hapësira juaj e re për një jetë të rehatshme

Ekonomi
Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

Ekonomi
Kalo në kategori