LAJMI I FUNDIT:

Kek misri me perime

Kek misri me perime

Përbërësit:

▪ 3 kokrra vezë
▪ 1/2 filxhani vaj ulliri
▪ 1 filxhan djathë i grirë
▪ 300-400 gr (karota, bizele, etj.)
▪ 1 1/2 filxhani qumësht
▪ miell misri sa të bëhet brumë si për kek
▪ 1 lugë e vogël sodë kripë

Përgatitja:


Ajo është e thjeshtë; përzihen të gjithë përbërësit e lëngshëm së bashku, më pas shtohen perimet e shkrira e kulluara dhe në fund, mielli i përzier me sodën e kripën, derisa të bëhet një brumë pak i hollë.

Kjo shtrohet në një tepsi të lyer më parë me vaj dhe piqet në 180 gradë celsius për 30 minuta ose derisa të ketë marrë një ngjyrë të arrtë përsipër dhe një kunj dhëmbësh i futur në të, të dalë i pastër.

Lihet të ftohet pak e të kullojë dhe mund të shoqërohet me kos. Po të doni, mund t’i shtoni edhe erëza, si edhe majdanoz.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Kofshë pule të pjekura me portokall

Kofshë pule të pjekura me portokall

Pjata kryesore
Conchiglie rigate me karkaleca dhe fruta

Conchiglie rigate me karkaleca dhe fruta

Kuzhina
Karkaleca me salce konjaku

Karkaleca me salce konjaku

Kuzhina
Tavë dheu

Tavë dheu

Kuzhina tradicionale
Çervish kavaje

Çervish kavaje

Kuzhina tradicionale
Qofte me kos

Qofte me kos

Kuzhina
Kalo në kategori