Keith Urban surprizoi publikun duke kënduar himnin LGBTQ të Chappell Roan, Pink Pony Club, në resortin Mar-a-Lago të Donald Trump gjatë një eventi të organizuar nga miliarderi australian Anthony Pratt.

Pamjet që qarkulluan në rrjet treguan Trump dhe Pratt të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë performancës.


Këngëtari 58-vjeçar është në qendër të vëmendjes pas ndarjes së tij të bujshme nga Nicole Kidman, pas 19 vitesh martesë. Çifti ka dy vajza, Sunday 17 vjeçe dhe Faith 14 vjeçe, shkruan DailyMail.

Urban interpretoi edhe këngën “Is This Love” të Bob Marley-t, ndërsa Pink Pony Club e ka përfshirë së fundmi në setlistën e tij live.

Ai ka treguar më herët se e ka prekur thellë mesazhi i këngës për pranimin dhe gjetjen e një vendi të sigurt ku i përket.

Chappell Roan publikoi këngën fillimisht në vitin 2020 dhe e ripublikoi në albumin e saj të vitit 2023, ndërsa këtë vit ajo e performoi në skenën e Grammy-ve 2025.

Ndërkohë, raportimet thonë se Urban dhe Kidman janë larguar prej kohësh për shkak të orareve të tyre të ngarkuara me xhirime dhe turne.

Sipas burimeve, martesa e tyre funksiononte gjithnjë e më pak, pavarësisht dashurisë së madhe që i ka lidhur për vite.

Urban pritet të performojë gjithashtu në ndarjen e çmimeve CMA këtë të mërkurë në mbrëmje, në Nashville. /Telegrafi/