Keidi Bare e kishte të vështirë fillimin te Espanyoli, pasi vuajti disa probleme burokratike,  ndërsa më pas një dëmtim.

Por ai është kthyer edhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës katalanase e cila për momentin kryeson renditjen në La Liga 2 me 45 pikë pas 21 ndeshjesh dhe ka shanse të mëdha për t’u rikthyer në La Liga.


Me paraqitjet e mira Bare ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme, nga La Liga dhe Serie A.

1595176026 284463 1595176122 noticia normal recorte1

Sipas ueb faqes “La Grada” në Spanjë, çdo klub që e do Baren do të duhet të paguajë jo pak për kartonin e tij.

Ai ka një klauzolë largimi që shkon në rreth 10 milionë euro.

Parma ka qenë klubi më i përfolur për të marr lojtarin, i cili te Espanyoli kaloi nga Malaga për rreth 2 milionë euro.

1600714216 630192 1600797314 noticia normal recorte1

Bare është aktivizuar në 12 takime me Espanyolin në kampionatit dhe Kupës së Mbretit. /Telegrafi/

telegrafi sport app