LAJMI I FUNDIT:

KEDS do të angazhojë mbi 1000 punëtorë për zgjedhjet lokale

KEDS do të angazhojë mbi 1000 punëtorë për zgjedhjet lokale

KEDS përmes një komunikate për media thekson se vazhdon të jetë një nga akterët përfshirës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor sa i përket çështjes së energjisë elektrike.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “bashkëpunimi i ngushtë me KQZ-në, vazhdon të jetë në nivelin më të lartë edhe në këto zgjedhje lokale që do të mbahen këtë të diel”.


“Kompania ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke angazhuar mbi një mijë punëtorë në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë territorin e Kosovës, që nga koha kur hapen vendvotimet e deri në përfundim të procesit. Ekipet e tona do të jenë në dispozicion të plotë për intervenime ndaj çdo të papriture në rrjetin elektrik.

Nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve tona, edhe në këto zgjedhje do të ketë furnizim stabil me energji elektrike, meqë kemi bërë të gjitha përgatitjet duke siguruar energjinë elektrike të nevojshme për të mbuluar kërkesat. Si masë shtesë, kemi instaluar bateritë emergjente në të gjitha qendrat e votimit, që mund të përdoren në rast nevoje. Pos kësaj, do të kemi në dispozicion edhe gjeneratorët mobilë që do të dërgohen në secilën qendër votimi dhe në rast të ndonjë të papriture do të vihen në përdorim në secilën qendër votuese”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se “sigurisht, shfrytëzimi racional dhe me kujdes i energjisë elektrike është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e sistemit”.

“Përdorimi i formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi dhe shkyçja e pajisjeve të panevojshme është një mundësi e mirë, që do të na lehtësonte punën në kryerjen e detyrave tona dhe ofrimin e shërbimeve sa më kualitative”.

“Theksojmë që edhe Qendra Dispeçerike e KEDS-it do të jetë në gatishmëri të plotë në ditën kur do të mbahen zgjedhjet, nga ku do të monitorohet rrjeti në kohë reale përmes Kosovanet. Kjo qendër do të punojë me kapacitete të shtuara derisa investimet e bëra ndër vite nga KEDS në digjitalizimin e rrjetit, do të mundësojnë operimin nga distanca përmes sistemit SCADA”.

KEDS shton tutje se, me kapacitete të shtuara do të punojë edhe Qendra e Thirrjes, që pranon në kohë reale secilën telefonatë apo informatë nga konsumatorët dhe qytetarët që ka të bëjë me energjinë elektrike.

Lidhur me këtë, KEDS inkurajon qytetarët që t’i drejtohen kësaj qendre nëse shohin se diçka nuk është në rregull me rrjetin elektrik apo furnizimin, pra të lajmërojnë menjëherë kompaninë duke thirrur në numrin pa pagesë: 0800 791 00. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori