LAJMI I FUNDIT:

KEDS me rrjet nëntokësor në lagjen Pejton

KEDS me rrjet nëntokësor në lagjen Pejton

Njëjtë si në pjesët tjera të Prishtinës, KEDS është duke i larguar të gjitha shtyllat elektrike dhe duke e vendosur rrjetin elektrik komplet nën tokë edhe në Pejton. Mbi 4500 konsumatorët e kësaj lagje do të kenë rrjet modern, të standardeve më të larta.

KEDS aty kishte trashëguar një rrjet të stërvjetëruar dhe që nuk i përmbushte nevojat e furnizimit të lagjes. Krijimi i fyteve të ngushta ishte theksuar edhe më tepër me faktin se Pejtoni njihej si lagje me shtëpi njëkatëshe, ndërsa tashmë aty ka me dhjetëra ndërtesa të larta. Kabllot e rrymës nuk mjaftonin ta përballonin gjithë atë kërkesë të rritur, përderisa ishin stërvjetëruar. Por, tashmë gjithcka po ndryshon, njofton në një komunikatë për media ky institucion.


“Tashmë në kanalet kabllovike të hapura enkas janë të vendosura anekënd Pejtonit mbi 26 mijë metra kabllo të tensionit 20 kV. Të njëjtën kohë konsumatorët do të kenë edhe linja rezervë alternative. Kjo nënkupton që nëse dalja e tyre ka prishje, menjëherë furnizimi kalon në daljen alternative dhe konsumatori nuk ballafaqohet me mungesë të energjisë.Pra, me anë të modernizimit të rrjetit konsumatorët do të marrin shërbime dukshëm më kualitative dhe të sigurta të energjisë elektrike” thuhet në komunikatën për media.

Sipas KEDS-it, Investimet milionëshe në Pejton janë pjesë e megaprojektit që po zhvillon KEDS për Prishtinën. Pjesa më e madhe e rrjetit të Tensionit të Mesëm dhe një pjesë e konsiderueshme e Tensionit të Ulët deri vitin e ardhshëm do të vendoset nën tokë. Pas përfundimit të punimeve, 90 mijë nga 120 mijë konsumatorët e Prishtinës do të kenë furnizim alternative. Gjithashtu KEDS njofton se do të dyfishohen kapacitetet distributive përmes zëvendësimit të të gjitha kabllove, të cilat do të jenë të reja dhe me kapacitet 20 kV nga 10 kV sa janë tani.

“Investimet shkojnë në 17 milionë euro. Pas përfundimit të këtyre investimeve, rrjeti elektrik në kryeqytet do të jetë modern dhe kompatibil me rrjetet më të avancuara evropiane. Prishtina nuk do të ketë nevojë më fare për investime në rrjetin elektrik distributiv për 30 vjetët e ardhshme”, thuhet në komunikatën e KEDS-it dërguar mediave. /Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori