Fshati Firzë, i njohur si fshat piktoresk pranë Gjakovës është vendinë të cilin Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka përfunduar investimet në rrjetin elektrik.
Në këtë lokacion janë vendosur shtylla betoni për tension të ulët dhe të mesëm, kabllo dhe një trafo e re.
Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, është shprehur se investimi në këtë vend ka qenë i nevojshëm për shkak të rrjetit tëvjetruar.
“46 shtylla betoni për tension të ulët, shtatë për tension të mesëm, 2 mijë e 200 metra kabllo ajrore për tension të ulët dhe një trafo e re me fuqi 100 kvA janë vendosur në kuadër te projektit që KEDS ka përfunduar në rajonin e fshatit Frizë të Gjakovës”, tha Buzhala.
Nga ky projekt kanë përfituar 35 familje. Në këtë numër janë edhe familjet Hilaj, Dreni, Bisaku, Dedaj dhe të tjerë.
Përfitimet janë të natyrës së ngritjes së cilësisë sëfurnizimit, kualitetit dhe mbi të gjitha furnizimit me tension stabil. Kjo e fundit ka qenë problematike ndër vite për ekonomitë familjare këtu dhe shpesh herë ka shkaktuar dëme edhe në amvisëri.
Banorët tashmë shpresojnë se probleme të tilla do ti takojnë të kaluarës. Fanol Dedaj banorë i kësaj ane thotë se shpresat mbeten të mëdha në këtë projekt investiv meqë Firza ka njerëz punëtorë që e meritojnë investimin.
“Pres që vuajtje të tilla për ekonomitë e zonës dhe përditshmërinë e jetës së banorëve më mos të ketë. Është punuar ndër vite”, tha Dedaj.
Për investimin në Firzë të Gjakovës është deklaruar edhe i pari i Gjakovës Ardian Gjini. Gjini është shprehur mirënjohës për projektet e KEDS-it në rajonin e Gjakovës, meqë ka ri potencuar se rajoni në fjalë ka pësuar dëme të mëdha në të gjitha fushat e jetës që nga lufta e fundit.
“Firza por edhe pjesët tjera që kanë qenë emergjencë për investime të KEDS-it normalisht që janë interes edhe i yni meqë ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së banorëve. Komuna është gati çdoherë të luaj rolin e vet në projekte të tilla bashkë me qytetarët dhe KEDS-in”, ka thënë Gjini. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë