Në kuadër të master planit investiv, KEDS ka investuar edhe në fshatin Raushiq të komunës së Pejës. Banorët kanë përfituar shtylla të reja të betonit, trafo të reja dhe përçues të rinj e kualitativ. Cilësia e energjisë elektrikëështë përmirësuar dhe kanë përfituar 174 ekonomi familjare e biznesore.
Janë vendosur 157 shtylla të reja të betonit për tension të ultë, 36 për tension të mesëm, 5 mijë e 500 metra kabllo të tensionit të ultë dhe 1 mijë e 900 metra kabllo të reja për tension të mesëm. Për këto investime ka folur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
“Ky investim tregon përkushtimin e KEDS-it që të rrisë kualitetin e shërbimeve për të gjithë qytetarët anëkend Kosovës. Intensiteti i investimeve nuk do të ndalet as këtë vit, përkundrazi do të rritet. Në të gjitha zonat ku është investuar, rrjeti është në standardet më të larta. Ndërprerjet nga faktorët eksternë, sidomos ata atmosferikë, në këto lokalitetet i takojnë të kaluarës. Pra, siguria e furnizimit me energji elektrike është rritur ndjeshëm”, tha Buzhala.
Investimet janë të pandërprera dhe në rritje të vazhdueshme.
Për investimin në Raushiq, Buzhala tha që në kuadër të këtij projekti është vendosur një trafoblindë dhe dy trafo të reja dhe se janë hequr të gjitha shtyllat e vjetra, që më herët kishin paraqitur problem.
“Trafokulla e vjetër është zëvendësuar me njëtrafoblind të re 400 kVA. Poashtu janëvendosur edhe dy trafo të reja njëra 250 kVA dhe tjetra 160kVA. Gjithashtu, shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendësuar me shtylla të reja të betonit dhe janë hequr komplet përçuesit e zhveshur, pa izolim të cilët kanë qenë të rrezikshëm për banorët. Atojanë zëvendësuar me kabllo bystek të izoluara ku shkalla e rrezikshmërisëështë zero”, deklaroi Buzhala.
174 ekonomi familjare e biznesore kanë përfituar drejtpërdrejtë. Është rritur kualiteti në furnizim dhe është evituar rreziku dhe ndikimi është i madh në rënien e humbjeve.
Në mesin e174 përfitueseve nga ky projekt i KEDS-it është edhe Rexhë Veselaj. Veselaj thotë se ajo qëështë punuar edhe shihet. “Po, në shtylla është shumë e vërtetë, janë vënë të reja e shihni, edhe trafot po ashtu. Kjo ka qenë shumë e nevojshme dhe ne presim që edhe pjesa tjetër e kësaj ane të Raushiqit të përfitojë investime nga KEDS-i. Funksionin e kryejnë mirë, ka bere mirë qe e kanë bërë ndarjen me trafo”, thotë Veselaj.
Edhe Rexhep Cocaj nga Raushiqi shprehet se investimi është i dukshëm sa i përket shtyllave, rrjetit dhe trafove. “Rrjetin e kanë sjellë bashkë me shtylla dhe trafo të reja. Në përgjithësi është investuar sepse më përpara ska pasur fare investim”, tha Cocaj.
Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është një master plan i KEDS-it që parasheh investimin e 300 milionë eurove në rrjetin distributiv elektrik të Kosovës deri në vitin 2025. Përmes këtij master plani KEDS mëton të rinovojë rrjetin elektrik dhe ta bëjë atë të ngjashëm me rrjetet elektrike të shteteve të zhvilluara evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën