KEDS dhe KESCO importuan mbi 9 milionë euro rrymë vetëm gjatë tetorit, bëhet thirrje për kursim maksimal të energjisë elektrike
Rritja e çmimeve të energjisë elektrike ka shkaktuar edhe rritje të madhe të vlerës së importit të energjisë. KEDS dhe KESCO gjatë tetorit të këtij viti, pra, për një muaj, përkundër motit të mirë, ka importuar 9,15 milionë euro energji elektrike, një rritje enorme nga 1,5 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kështu thuhet në një njoftim të KEDS-it.
“Kjo rritje ka rrjedhur nga çmimet ekstreme dhe rritjes së kërkesës. KEDS dhe KESCO ka blerë gjatë tetorit energji elektrike me çmim mesatar prej 242 euro për megavat/orë, një rritje prej gati pesëfish nga tetori i vitit 2020, kur energjia elektrike ishte importuar me çmim mesatar prej 49 eurosh për megavat/orë. Konsumi është rritur për 18 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.
Për shkak të rritjes së konsumit KEDS dhe KESCO është detyruar që të importojë gjatë muajit tetor 37,753 megavat orë energji elektrike.
Trendi i rritjes së konsumit ka vazhduar edhe gjatë nëntorit, sikurse edhe blerja me çmime të larta, madje mbi ato të muajit tetor.
Më tej thuhet se rënia e temperaturave pritet të rrisë tutje konsumin, dhe si rrjedhojë edhe nevojën për import shtesë, pasi prodhimi vendor është i kufizuar. Kështu, llogaritet të ketë kosto astronomike dhe të papërballueshme jo vetëm për KEDS dhe KESCO por për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Prandaj, kursimi maksimal dhe përdorimi i formave alternative për ngrohje, është i domosdoshëm në të gjithë vendin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë