LAJMI I FUNDIT:

KE-ja i jep ‘dritë jeshile’ Shqipërisë për negociatat në samitin gjatë muajit mars

KE-ja i jep ‘dritë jeshile’ Shqipërisë për negociatat në samitin gjatë muajit mars

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se “drita jeshile” për hapjen e negociatave pritet pas publikimit të metodologjisë së re të zgjerimit, e cila nga ana tjetër pritet të kënaqë dhe vendet që janë skeptike për zgjerimin.

Në një intervistë televizive në Bruksel, Balla ka folur pas takimit në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së mbi mundësinë e hapjes së negociatave në fund të marsit.


I pyetur se cila ishte vlera e shtuar e këtij takimi, ai u shpreh se ishte përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Presidenti i PE-së, Sassoli, presidenti i Parlamentit të Kroacisë vend anëtar dhe 6 parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë sot në një shprehje domethënëse e një fakti kuptimplotë se BE-ja, por në mënyrë të veçantë PE, e shikon Ballkanin Perëndimor ndër vendet e ardhshme që do i bashkohen familjes evropiane. Për këtë qëllim jemi sot këtu pikërisht në një moment historik do ta quaja edhe për atë që lidhet me publikimin javën e ardhshme të metodologjisë së re të zgjerimit, e cila unë besoj që do të kënaqë ndonjë prej vendeve anëtare, të cilat donin që përpara se të fillojë zgjerimi duhej reformuar mënyra e vlerësimit të vendeve. Pra mënyra dhe procesi i zgjerimit. Jam shpresëplotë qoftë nga dje në Berlin dhe sot këtu në Bruksel se Këshilli Evropian në mos gaboj i 26 marsit, nëse nuk do të ketë ndryshim të datave, do të ketë një vendim pozitiv për t’i hapur rrugë fillimit të bisedimeve edhe me dy vendet”, u shpreh Balla.

“Ajo që do të thosha është se ajo që kemi diskutuar së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Ruçi dhe e kemi diskutuar edhe me miqtë e tjerë është që përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të cilat hyjnë në një stad tjetër, atë të bisedimeve për anëtarësim është shumë e rëndësishme garantimi i një të ardhmeje të përbashkët evropiane edhe për Kosovën edhe për Bosnje – Hercegovinën. Kujtoj këtu që të dyja vendet potencialisht kandidate për BE dhe që duhet të ecin përpara edhe më hapin tjetër të një procesi që do t’i japi kandidatin zyrtar edhe Kosovës edhe Bosnje – Hercegovinës”, theksoi Balla.

Në kuadër të bisedimeve në Bruksel, mbi atë që cilësohet si “e ardhmja e Evropës”, i pyetur nëse Ballkani duhet të përfshihet që në këtë fazë për të marrë pjesë në rishkrimin e traktateve të Bashkimit Evropian, Balla tha se, “në deklaratën e përbashkët të Samitit e kemi rishprehur nevojën e përfshirjes së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe në Konferencën Evropiane”.

“Duhet të kuptojmë që i tërë procesi i integrimit evropian nuk është një proces, ku një vend aspirant bën reforma për të mbushur mendjen e vendeve anëtare. Por unë bëj pjesë në ata politikanë që bashkëndaj vlerësimin se procesi i integrimit evropian është një proces që në radhë të parë i bën mirë interesave të qytetarëve të Shqipërisë, pastaj kënaq pritshmëritë e atyre që na monitorojnë dhe marrin vendimet për të na pranuar ose jo”, tha Balla. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori