LAJMI I FUNDIT:

KDI: Po e degradojmë mjedisin për investime kapitale

KDI: Po e degradojmë mjedisin për investime kapitale

Ne po e degradojmë mjedisin për investime kapitale me interes publik, por se shteti është dashur të jetë ai që i mbron interesat e qytetarëve, kështu u tha në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) për degradimin e mjedisit nga investimet kapitale, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Diana Metushi-Krasniqi nga KDI-ja, deklaroi se ka konflikt ndërmjet prioriteteve ekonomike dhe strategjive të zhvillimit ekonomik.


“Mjedisin duhet ta lemë më mirë se si e kemi gjetur. Fatkeqësisht ne kemi në konflikt ndërmjet prioriteteve. Ku përveç strategjisë për zhvillim ekonomik është edhe një konflikt për shkak se po rrezikojmë agrikulturën dhe një nga prioritetet e zhvillimit ekonomik është zhvillimi i bujqësisë. E dyta është se kemi konflikt me zhvillimin e energjisë, ku kemi premtuar se do t’i japim një qasje të burimeve të ripërtërishme të energjisë, me ç’rast është mënyra më e mirë për investime, iu kemi qasur me hidrocentrale”, tha Metushi-Krasniqi, përcjell Telegrafi.

Ajo shtoi se degradimi i mjedisit po bëhet nga investimet kapitale.

“Ne po e degradojmë mjedisin për investime kapitale me interes publik. Shteti është dashur të jetë ai që i mbron interesat e qytetarëve dhe de facto vetë shteti në disa raste është një ndër ndotësit kryesor të mjedisit”, shtoi ajo.

Kurse, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani tha se punët janë kryer sa për sy e faqe.

“Shohim vetëm pëlqime të unioneve. Ministria e Ambientit ka kaluar një proces rigoroz në nxjerrjen e lejeve. Janë kryere punë sa për sy e faqe. Të ketë përmirësime ligjore. Atë që nuk e bërë deri sot qeveria e këtë përmes ekspertizës me njerëz të fushës që vendimmarrje të jetë e informuar e që kjo do të ndodhë se shpejti”, u shpreh Zogiani.

Sipas KDI-së, gjatë vitit 2017-2019 institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës kanë nënshkruar 326 kontrata për investime publike në ndërtimin dhe riparimin e kanalizimeve në vlerë prej 43 milionë eurove. /Telegrafi/