Pothuajse në secilën ndërmarrje të mëdha publike ka të emëruar anëtarë në bordet e tyre njerëz të lidhur direkt me politikën.
Përveç kësaj, në shumicën e ndërmarrjeve, anëtarët e bordeve janë të pa integritet, jo profesional dhe jo transparent.
Këto të gjetura janë evidentuar në analizën e Institutit Demokratik të Kosovës(KDI) me titull “Bordet e politikës” e cila flet për Ligjin për ndërmarrjet publike dhe punën e tyre me fokus të veçantë procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të tyre gjatë vitit 2020.
Florent Spahiu nga KDI theksoi se gjetjet e këtij hulumtimi tregojnë për shkelje të Ligjit për Ndërmarrje Publike nga të gjitha Qeveritë e Kosovës, në kurriz të pavarësisë “politike” të bordeve, përkundër obligimeve ligjore që kërkojnë që anëtarët e Bordeve të përzgjedhen ose emërohen në bazë të kriterit të profesionalizimit, integritetit dhe pavarësisë politike.
“Pavarësia politike e ndërmarrjeve publike është shumë e rëndësishme meqë edhe Ligji për ndërmarrjet publike kërkon një periudhë kohore prej 36 muajve që dikush të mos jetë i zgjedhur dhe i propozuar, të mos jetë anëtar i ndonjë subjekti politik. Pra, ligji është I qartë në aspektin e përkatësisë politike, por praktikat na kanë treguar ndryshe. Këtë e kemi vërjetur gjatë gjithë periudhës kohore që e kemi analizuar që në vitin 2020 ka pasur raste ku të emëruar në këto borde kanë qenë njerëz të lidhur direkt me politikën. Shkeljet që vazhdimisht I kemi gjetur gjatë hulumtimit tonë ose kriteret që nuk janë plotësuar ligjërisht janë ato që tregojnë se nuk është plotësuar fillimisht kriteri për kualifikim. E dyta ka qenë problemi I barazisë gjinore. Bordet tona janë kryesisht borde që kanë më shumë meshkuj se sa femra”, theksoi Spahiu.
Ai po ashtu theksoi se praktika tregon shumë raste kur kandidatë të subjekteve politike për deputetë të Kuvendit të Kosovës ose kryetarë komunash që nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur në zgjedhjet e viteve të fundit, janë përzgjedhur si drejtorë të bordeve të ndërmarrjeve publike.
“Kemi hekurudhat e Kosovës një ndër to, KOSTT-i, KEK-u, pra janë ndërmarrjet të cilat kanë qenë në fokus. Ka edhe ndërmarrje të tjera të cilat kanë qenë pjesë e hulumtimet dhe janë parë që ka pasur emërime. Kusht është emëruar? Ish-kandidatë për kryetar komune, ish-kandidatë për deputet ose njerëz të cilët më parë kanë qenë në listat e ndryshme të partive qoftë në nivelin lokal ose në nivelin qendrorë për t’u zgjedhur”, theksoi ai.
KDI kërkon nga Qeveria e Kosovës që gjatë procesit të zgjedhjes apo emërimit të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike, të vendos në bazë të kriterit të profesionalizmit, integritetit dhe paanësisë politike, duke qenë se ndërmarrjet publike, përmes shërbimeve të tyre prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve dhe interesin e gjerë shoqëror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama